
Parlamenti i Shqipërisë është rrethuar me tela me gjemba për t’i paraprirë protestës së nesërme të opozitës.
Kjo është vetëm një nga masat që do të ndërmerren nga Policia e Shtetit për të siguruar mbrojtjen e institucionit të Parlamentit.
Gjithashtu i gjithë perimetri i parlamentit do të rrethohet nga një kordon me policë, i cili mendohet se do t’i kalojë shifrat e 2 mijë efektivëve. Masat janë marrë pas informacioneve të Policisë se synimi i protestës së nesërme është hyrja në sallën e Kuvendit dhe përdorimi i dhunës. (Lexo këtu)








Por kjo nuk është hera e parë që Kuvendi është rrethuar me tela?
Më 18 dhjetor të vitit 2017, gjatë një tjetër proteste të opozitës para Kuvendit në të dyja anët parlamenti u rrethua nga tela me gjeba dhe nga një kordon policor. Në atë ditë brenda Kuvendit do të bëhej betimi i Arta Markut, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.
(k.m./dosja.al)