Politike

Protesta/ Lleshaj: Dialog, jo negociata. Stërkaj: PD paguan për dhunë, mua më rrethuan

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot nga Shkodra, lidhur me protestën e opozitës, ku u shpreh se janë të gatshëm për dialog, por jo për negociata. Të pranishëm ishin edhe Ditmir Bushati, Senida Mesi e Paulin Stërkaj. Stërkaj foli për incidentin para Parlamentit dhe tha se PD paguan njerëz për të dhunuar institucionet.
Featured image of article: Protesta/ Lleshaj: Dialog, jo negociata. Stërkaj: PD paguan për dhunë, mua më rrethuan Sandër Lleshaj, dhe Paulin Stërkaj gjatë Asamblesë së PS në Shkodër
Përditësuar:

SHKODËR- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme. Këtë deklaratë, Lleshaj e bëri nga Shkodra, ku po zhvillohet asambleja e Partisë Socialiste.

Më pas, fjalën e ka marrë ish-ministri Ditmir Bushati, i cili u shpreh se pavarësisht dorëheqjes së opozitës, puna në parlament do të vijojë. Duke vijuar me pas fjalën tek Paulin Stërkaj dhe ish-zv. kryeministrja Senida Mesi. Stërkaj foli për incidentin para Parlamentit dhe tha se PD paguan njerëz për të dhunuar institucionet. 

Sandër Lleshaj: Jemi në një situatë, ku policia e shtetit është shumë e angazhuar per shkak të protestave të fundit në Shqipëri. Megjithatë, deri me tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdojë që ta zbatojë. Protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, por policia ka mbajtur qëndrimin e duhur. Ne kemi vetem dy objektiva, ku e para në rast se ata do bëjne dy hapa, policia do bëjë një hap, por gjithmonë në zbatim të ligjit dhe pa patur viktima. Ne jemi të gatshëm që të dialogojmë me opozitën, por jo të bëjmë negociata. Dialogu, është e vetmja rrugë për te zgjidhur gjithçka. Protestat janë me grafik nga opozita, thua se vetem ditë  të enjte apo të shtune vijnë problemet. Është e pakonceptueshme, se si njerëzit gjatë ditës, bëjnë punën në administratë, dhe me pas pasdite, vijnë dhe dhunojnë institucionet nëTiranë.

Ditmir Bushati: Parlamenti është legjitim dhe ne do të vazhdojmë rrugën tonë. Opozita tashme dihet që nuk është në rrugën e duhur. Kemi qartësi për çfarë duam të bejmë në Shqipëri. Nuk na intereson klima e tensionuar, por dialogu që duhet të funksionojë në bazë të parimeve demokratike. Zgjedhjet e 2017 u certefikuan nga OSBE ODIHR dhe zgjedhjet u bënë edhe me perfaqesues të PD dhe LSI, dhe të thuash pas 18 muajsh që parlamenti nuk është legjitim, kjo nuk përbën sens.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Paulin Sterkaj: Kam burime të sigurta, se PD po paguan njerëz për t’i dërguar në protestë dhe për të kryer akte te dhunshme. Policia ka bërë gjënë e duhur dhe duhet që të vazhdojë të zbatojë ligjin. Nuk mund të lejohen dhunuesit që të sillen në atë mënyrë. Mua me rrethuan dhe me thanë: je deputet i respektuar dhe përse nuk vjen tek ne. Nuk duhet të biem pre e provokimeve të protestuesve të paguar, që kanë skenare të qarta për dhunë.

Senida Mesi: Kam një mesazh për kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Shkodra nuk është e PD dhe as e PS, por Shkodra është e shkodranëve, dhe ne do të punojmë maksimalisht për ta ndryshuar këtë qytet dhe për ta trajtuar ashtu si duhet.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment