Politike

Protesta e opozitës/ Gjakoset fotoreporteri, gazetares i bie të fikët nga gazi lotsjellës

Dy gazetarë kanë mbetur të lënduar nga protesta e opozitës. Bëhet fjalë për Arben Dajçin dhe për gazetaren e "Tema Tv."
Featured image of article: Protesta e opozitës/ Gjakoset fotoreporteri, gazetares i bie të fikët nga gazi lotsjellës Fotoreporteri dhe gazetarja e lënduar në protestë

TIRANË– Protesta e opozitës po vijon prej më shumë se tre orësh. Fillimisht turma ishte vendosur para Kryeministrisë ndërsa më pas u zhvendos tek Kuvendi.

Teksa protestonin jashtë godinës së Kuvendit, protestuesit janë përplasur me policinë dhe si kundërpërgjigjie këta të fundit kanë hedhur gaz lotsjellës.

Nga përplasjet i lënduar ka mbetur fotoreporteri Arben Dajçi, ndërsa gazetarja e “Tema TV” ka humbur ndjenjat teksa raportonte live.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gjithë jetën më ka ba fotografi sonte i bana unë. Pasi u godit nga policia duke krye detyrën e tij të fotorepoeterit,”-shkruan njëri prej protestuesve.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment