Aktualitet

Protesta e kontrollorëve, Prokuroria e Tiranës nis hetimet, shoqërohen disa nga punonjësit

Oficerët e policisë gjyqësore po kryejnë veprimet për të zbardhur personat që fshihen pas protestëve të kontrollorëve. Ndërkohë ka nisur marrja në pyetje të gjithë kontrollorëve.
Featured image of article: Protesta e kontrollorëve, Prokuroria e Tiranës nis hetimet, shoqërohen disa nga punonjësit Pamje nga Rinasi

TIRANË– Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka nisur hetimet pa një dite bllokim të trafikut ajtor në Shqipëri. Dosja.al mëson se Prokuroria po heton për veprën penale Shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Oficerët e policisë gjyqësore po kryejnë veprimet për të zbardhur personat që fshihen pas protestëve të kontrollorëve. Ndërkohë ka nisur marrja në pyetje të gjithë kontrollorëve.

Intervistat nga OPGJ-të do të zbulojnë rolin e secilit kontrollor në këtë grevë të nisur që ka shkaktuar bllokimin e të gjithë vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment