Politike

Protesta e 16 shkurtit/ Basha takim me banorë të Vorës: T’i largojmë ata që bëjnë festë mbi gjakun tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka bërë ftesë banorëve të Vorës që të marrin pjesë në tubimin e madh më 16 shkurt, për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
Featured image of article: Protesta e 16 shkurtit/ Basha takim me banorë të Vorës: T’i largojmë ata që bëjnë festë mbi gjakun tuaj Kryetari i PD, Lulzim Basha me banorët e Vorës

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorë të Vorës. Basha është njohur nga afër me problemet dhe shqetësimet e këtyre banorëve, teksa u ka bërë ftesë që të marrin pjesë në tubimin e madh më 16 shkurt, për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Kryedemokrati Basha është takuar dhe me pronarë të vegjël biznesesh, ku u ka premtuar ulje të taksave. 

Plani jonë është që paratë ti çojmë tek rinia, dhe jo tek PPt-të. Paratë e qytetarëve shqiptarë i kanë marrë 4-5 njerëz, të cilët tashmë jetojnë me luksin e shfrenuar. Këtu bëjnë festë vetëm një grup njerëzish, mbi gjakun dhe djersën e shqiptarëve. . Iu ftoj të gjithëve më 16 shkurt në Tiranë”, u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.

Gjatë këtij takimi kryedemokrati Basha, u tha banorëve se Partia Demokratike ka hartuar një plan për të nxjerrë vendin nga kriza, pasi sipas tij, arsyeja e vetme që vendi ndodhet në këtë situatë, është se Rama nuk është kryeministri i shqiptarëve, por i hajdutëve, oligarkëve dhe bandave të krimit.

Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike, pasi shqipatarët nuk kanë lekë për të siguruar jetesën e tyre. Këtu skandalet nuk kanë fund, siç është skandali që i zbuloi “Zëri i Amerikës”, ku doli në pah , vjedhja e votave. Rama është kryeministri i hajdutëve, llumit, oligarkëve dhe jo i shqiptarëve, ai duhet të largohet bashkë me krimin. Arsyeja se pse jemi në këtë gjendje, është se vendi nuk ka qeveri, por thjesht një bandë që është e lidhur me krimin. PD ka shpalosur një plan për ta nxjerrë vendin nag kriza. Ky plan do të vihet në zbatim që në ditën e parë të ardhjes sonë në qeveri”, u shpreh Basha.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment