Politike

Protesta e 16 Marsit, Basha: Fundi qeverisë së hajdutëve, dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron

Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së ditës së sotme. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se qeverisë së hajdutëve i ka ardhur fundi ndërsa shton se dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.
Featured image of article: Protesta e 16 Marsit, Basha: Fundi qeverisë së hajdutëve, dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron Protesta e 16 Marsit

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me protestën e sotme, në të cilën u desh përdorimi i autobotëve me ujë me presion dhe përdorimi i gazit lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lulzm Basha shprehet se nuk ka stabilitet pa demokraci, ndërsa shprehet se e gjithë bota ka parë vendosmërinë e shqiptarëve për liri dhe demokraci.

“Nuk ka stabilitet pa demokraci! E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar! Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve!
Rroftë Shqipëria!”, shkruan Basha ndërsa publikon një album me fotografi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment