Politike

Protesta/ Bardhi i përgjigjet Gjonajt dhe Lleshajt: Treguat frikën e Ramës, nuk e ndalni dot popullin

Ai shtoi se Rama është një kufomë politike dhe nuk ka forcë që të dënojë qytetarët e bashkuar. Më tej nurmi i dy i Partisë Demokratike tha se popullin nuk e ndal dot askush dhe do ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Evropa.
Përditësuar:

TIRANË- Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas protestës së opozitës duke iu përgjigjuer deklaratave të bëra nga dy ministra të qeverisë Rama. Bardhi tha se deklaratat e ministrave, tregojnë frikën që ka Rama pas protestës së opozitës.

“Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetëruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit”, u shpreh numri dy i PD-së.

Ai shtoi se Rama është një kufomë politike dhe nuk ka forcë që të dënojë qytetarët e bashkuar. Më tej nurmi i dy i Partisë Demokratike tha se popullin nuk e ndal dot askush dhe do ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Evropa.

“Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar.

Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetëruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit.

Shqiptarët e kanë ndarë mendjen! Nuk ka më kthim prapa!

Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.

Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime!

Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Askush nuk mund të na ndalë më!”, u shpreh Bardhi.

Më herët ministri Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat, me tone të ashpra reagoi kundër opozitës duke i akuzar ata për dhunë. (Lexo këtu) Po ashtu dhe ministrja Etilda Gjonaj me tone të ashpra hodhi akzua kundër opozitës duke kërkuar drejtësi për policët e plagosur gjatë protestës së 13 prillit. (Lexo këtu)

Një ditë më parë, Opozita zhvilloi protestën e nëntë të saj, ku pati dhe akte dhune. Tubimi zgjati më shumë se katër orë, dhe nisi në orën 18:00 deri në 22:20. Pesë policë mbetën të lënduar dhe sipas PD-së janë plagosur dhe 15 qytetarë përfshirë këtu reporterin Arben Dajçi dhe një gazetare. Po ashtu u qëllua me gurë dhe bojë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, por u dogj dhe një makinë dhe një kioskë.

Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(A.B. Dosja.al)

2 Komente në “Protesta/ Bardhi i përgjigjet Gjonajt dhe Lleshajt: Treguat frikën e Ramës, nuk e ndalni dot popullin

  1. Ore zotni për se e ke zërin si tranvesti,po drejtuesve tuaj nuk u numërohen vjedhjet dhe vrasjet që kanë bërë dhe ke një far të drejtë për këtë që e dhanë Edin se puna e parë që duhej të kishte bërë duhet që këta kriminelë ti kishe çuar në Hagë për genocid

  2. Ore zotni për se e ke zërin si tranvesti,po drejtuesve tuaj nuk u numërohen vjedhjet dhe vrasjet që kanë bërë dhe ke një far të drejtë për këtë që e shanë Edin se puna e parë që duhej të kishte bërë duhet që këta kriminelë ti kishe çuar në Hagë për genocid

Shto Koment