Politike

Protesta/ Ambasada e SHBA: Qëndroni larg dhunës, bombat molotov janë jodemokratike. Dialogoni

Në reagimin e ambasadës në Facebook theksohet se hedhja e bombave molotov dhe sulmi ndaj intitucioneve janë jodemokratike dhe përgjegjëist duhet të përgjigjen.
Featured image of article: Protesta/ Ambasada e SHBA: Qëndroni larg dhunës, bombat molotov janë jodemokratike. Dialogoni Ambasada e SHBA dhe protesta e opozitës

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës duke bërë thirrje që të shmanget dhuna nga protestuesit.

Në reagimin e ambasadës në Facebook theksohet se hedhja e bombave molotov dhe sulmi ndaj intitucioneve janë jodemokratike dhe përgjegjëist duhet të përgjigjen.

Më tej bëhet thirrje që palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të ulen në tryezën e dialogut, e cila të jetë kontruktive.

DEKLARATA E PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.

Po sot ambasada e BE dhe ambasadat e të gjitha vendeve anëtare në një deklaratë të përbashkët bënë  thirrje për shmangje të dhunës dhe kërkuan që palët të ulen në dialog. Ndërkohë që opozita pritet të protestojë sot në orën 19:00 para kryeministrisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment