Virale

Propozimi për martesë i shqiptarit po bën xhiron e botës! Dashuria e zjarrtë për të dashurën i djeg shtëpinë, por…ai nuk dorëzohet

Lajmi po bën xhiron e botën pasi në momentin që i riu kishte përgatitur çdo gjë për t’I propozuar të dashurës për martesë shtëpia ka marrë flakë.
Featured image of article: Propozimi për martesë i shqiptarit po bën xhiron e botës! Dashuria e zjarrtë për të dashurën i djeg shtëpinë, por…ai nuk dorëzohet Albert Ndreu dhe Valerija Madevic

BRITANI E MADHE- Një rast i rrallë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku zjarri i dashurisë për të dashurën e tij i dogji shtëpinë, 26-vjeçarit me origjinë shqiptare Albert Ndreu. Lajmi po bën xhiron e botën pasi në momentin që i riu kishte përgatitur çdo gjë për t’i propozuar të dashurës për martesë shtëpia ka marrë flakë.

Albert Ndreu dhe Valerija Madevic

Alberti kishte vendosur t’i propozonte të dashurës së tij Valerija Madevic në mënyrën më romantike të mundshme. Kështu që ai mbushi shtëpinë me qirinj, me shumë drita dhe 60 tollumbace. Në pamjet e publikuara nga mediat shihet se me qirinj të ndezur në dysheme ai kishte shkruar “Martohu me mua?”, ndërkohë përreth nuk mungonin petalet e trëndafilave dhe shishja e verës.

Propozimi

Mediat e huaja shkruajnë se pasi i ka bërë  të gjitha përgatitjet ai ka shkuar për të marrë të dashurën por për fat të keq kur është kthyer e ka gjetur shtëpinë të përfshirë nga flakët. Menjëherë pasi panë zjarrin të rinjë njoftuan zjarrëfikësen ku tre ekuipazhe zjarrëfikësesh nga “Yorkshire Fire dhe Rescue” arritën në vendngjarje duke shuar zjarrin që për fat të mirë nuk lëndoi asnjë person.

Mirëpo asgjë nuk mbaron me kaq pasi shqiptari e kishte vendosur që sido që të shkonte puna propozimin do ta bënte. Kështu siç raportojnë mediat e huaja Ndreu në banesën e djegur ku vetem muret kishin mbetur dhe gjithhcka tjetër ishte kthyer në hi ai është ulur në gjunjë dhe i ka propozur 22 vjeçares për martesë ku dhe ka marrë përgjigjen “PO’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Albert Ndreu dhe Valerija Madevic

Ata kanë një vit që janë njohur dhe në përvjetorin e tyre të parë të lidhjes së dashurisë kanë planifikuar të zhvillojnë ceremoninë e martesës, ku të ftuar do të jenë edhe zjarrfikësit që shuan flakët në shtëpinë e tyre, në shenjë falenderimi.

Burimi: .foxnews.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment