Bota

Propozimi i SHBA për heqjen e pasaportave të vaksinimit, zyrtarët e BE nuk janë në një ‘mendje’: Merkel kundër, Draghi pro: Është në të mirën e përbashkët!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur e hapur ndaj propozimit, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel, mbetet skeptike dhe kundër kësaj nisme.
Featured image of article: Propozimi i SHBA për heqjen e pasaportave të vaksinimit, zyrtarët e BE nuk janë në një ‘mendje’: Merkel kundër, Draghi pro: Është në të mirën e përbashkët! Merkel & Graghi

BRUKSEL– Porpozimi i Shtetve të Bashkuara të Amerikës për heqjen dorë nga pasaportat e vaksinimit me argumentimin se janë diskriminuese ndaj të rinjve, në BE është pritur me ‘mendje’ të ndryshme. Pas deklaratës së Biden, BE dhe presidentja e komisionit evropian propozuan që kjo të diskutohej me të gjitha vendet e unionit për marrjen e një vendimi.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur e hapur ndaj propozimit, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel, mbetet skeptike dhe kundër kësaj nisme.

I pari që deklaroi se ishte “plotësisht pro “linjës së re ishte presidenti francez Emmanuel Macron. Spanja dhe Italia gjithashtu mbështesin linjën e re.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për kryeministrin italian Mario Draghi, vaksinat janë një e mirë e përbashkët globale dhe rritja e prodhimit të tyre është një prioritet për të gjithë, duke garantuar sigurinë e tyre dhe shmangien e pengesave që kufizojnë fushatat e vaksinimit. Mirëkuptimi ka ardhur edhe nga Rusia, ku presidenti Vladimir Putin deklaroi se do të mbështesë këtë qasje.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment