TIRANË– Ministri i Diasporës Pandeli Majko në senacën e sotme plenare, propozoi ndryshimin e Kushtetutës, në lidhje me partitë politike që braktisin sistemin.
Nga foltorja e Kuvendit, Majko tha se mes të tjerash duhet të jetë edhe parashikimi se kush braktis sistemin duhet të paguajë edhe me ekzistencën elektorale.
Sipas tij, shumica qeverisëse është “e dënuar të zgjedhë kushtetutën para dëshirave politike”.
“Pjesëmarrja në sistem është e vetmja rrugë për zgjidhje. Ka ardhur koha për të diskutuar ndryshimin e Kushtetutës, ku mes të tjerash të jetë edhe parashikimi se kush braktis sistemin duhet të paguajë edhe me ekzistencën elektorale. Kush mendon se politika është vetëm për të përfituar kufizon veten. PD duhet të rikthehet në Kuvend.
Politika është shfaqur si kosto e këtij qëllimi 30 vjecar, kush mendon se politika është për të fituar, kufizon veten nga frika e humbjes, PD duhet të kthehet në sistem, ky proces do vazhdojë me Reformën Zgjedhore, kjo reformë ka të pashmangshme. Ne u detyrohemi këtyre burrave e grave që nuk braktisën. Ka rëndësi për ndryshime cilësore në sistemin zgjedhor e duke mos u fokusuar vetëm në detaje teknike”, u shpreh Majko në senacën e sotme plenare.
(a.m/dosja.al)