Politike

Propozimi i socialistëve për ndërhyrje në reformën në drejtësi, Çlirim Gjata: Duan të gllabërojnë atë që ka mbetur nga Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja

Sekretari Ligjor i PD ka akuzuar qeverinë se idetë për ndryshimin e reformë në drejtësi nga socialstët, janë përpjekje për të gllabëruar atë që ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë
Featured image of article: Propozimi i socialistëve për ndërhyrje në reformën në drejtësi, Çlirim Gjata: Duan të gllabërojnë atë që ka mbetur nga Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja Çlirim Gjata

TIRANË -Sekretari për Çështjen Ligjore në PD, Çlirim Gjata, ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për kapjen e reformës në drejtësi. Në një postim në Facebook, Gjata shkruan, se ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmëruara nga deputetët socialist, Adnor Shameti apo Ulsi Manja, do të thellojnë edhe më tej kontrollin e Ramës.

Sipas Gjatës, e githa kjo po bëhet për të gllabëruar atë që ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar kështu zbatimin e reformës. Sekretari Ligjor i PD i ka bërë thirrje kreut të qeverisë, që të ndalojë propozimet dhe shkatërrimin e mëtjeshëm të reformës në drejtësi.

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrolluar politikisht dhe i shërben pushtetit. Ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmëruar nga deputetët e Edi Ramës, vetëm do ta thellojnë këtë. Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve,  e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi. Të gjithë e kanë kuptuar këtë, prandaj Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe të lerë shashkat me propozime për ndërhyrje, meqënëse reforma paska edhe probleme.

Deputeti socialist Adnor Shameti, është shprehur më herët se për shkak të ngërçit në krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, e sheh si të nevojshme ndërhyrjen në reformën në drejtësi. Shamet mbështeti qëndrimin e kryeministrit, i cili ka thënë se nuk ka tabu në ligjet e bëra dhe nëse do të ketë sugjerime dhe mbështetje  nga partnerët euroatlantikë, pse jo të bëhen dhe korrigjime dhe përmirësime të këtyre ligjeve.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment