Politike

Propozimet e Francës për të hequr veton në BE, ‘Financial Times’: Macron kërkon arritjen e rezultateve brenda BE-së

Në artikull shpjegohet se vetoja e presidentit Macron nuk lidhet me vlerësimin e veçantë të vendeve kandidate, pra nuk kishte lidhje direkte me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë por lidhet me dy probleme të hershme të BE-së që nuk kanë gjetur zgjidhje që nga vitit 2004.
Featured image of article: Propozimet e Francës për të hequr veton në BE, ‘Financial Times’: Macron kërkon arritjen e rezultateve brenda BE-së Presidenti francez, Emmanuel Macron

TIRANË- Prestigjiozja “Financial Times” ka publikuar një artikull, lidhur me vendimin e BE-së për të mosçeljen negociatave për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe veton e vendosur nga Franca kundër zgjerimit të BE-së.

Zaki Laïdi, është autori i shkrimit, i cili është ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politike, profesor në universitet dhe ish këshilltar i kryeministrit francez në vitet 2014-2016.

Në artikull shpjegohet se vetoja e presidentit Macron nuk lidhet me vlerësimin e veçantë të vendeve kandidate, pra nuk kishte lidhje direkte me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë por lidhet me dy probleme të hershme të BE-së që nuk kanë gjetur zgjidhje që nga vitit 2004.

Profesori shkruan se Franca do t’i paraqesë BE-së dy propozime në mënyrë që të heqë veton kundër zgjerimit.

“Ju thoni se presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë një “gabim historik” në veton ndaj hapjes së negociatave të pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë (në editorialin e datës, 22 tetor). Ju shtoni se do të ishte e preferueshme të pranonit parimin e hapjes së negociatave, ndërsa paralelisht të korrigjohen dobësitë institucionale të këtyre vendeve, të cilat me siguri do të zgjasin një dekadë.

Këto argumente, të cilat kanë avantazhin e sensit të përbashkët, janë gjithsesi shumë të diskutueshme. Në të vërtetë, kundërshtimi francez për hapjen e negociatave në asnjë mënyrë nuk lidhet me vlerësimin e veçantë të vendeve kandidate, por me një problem politik shumë më thelbësor që Evropa nuk ka qenë plotësisht në gjendje ta zgjidhë që nga viti 2004: thellimi i mekanizmave të saj të integrimit politik, në këmbim të zgjerimit.

Pikëpamja franceze është pra krejtësisht e qartë: për sa kohë që Evropa nuk ka shtrirë mekanizmat e integrimit politik thelbësor për përparimin e integrimit evropian, asnjë zgjerim nuk duhet të bëhet.

Për të hequr veton, Franca mund të bëjë propozime konkrete: zëvendësimin e unanimitetit, me votimin e shumicës së kualifikuar në dy fusha kryesore – politikën e jashtme dhe taksimin. Pasi të arrihen këto dy rezultate, nuk do të ketë asnjë arsye për të mos vazhduar procesin e zgjerimit duke mbetur i kujdesshëm, siç u tregua në rastin e Turqisë, të cilën askush nuk e imagjinon të anëtarësohet në BE pavarësisht hapjes së negociatave.

Evropa është një ndërtim politik vullnetar, jo një institucion i krijuar për të promovuar miqësi midis popujve. Pikërisht për këtë shkak nuk kuptohet se është sot në një bllokim”, shkruan eksperti francez.

Burimi:  Financial Times

(a.m/dosja.al)

Shto Koment