Politike

“Pronat dhe pakicat kombëtare”, qeveria greke shprehet hapur kundër Shqipërisë: Do vazhdojmë çështjen në mënyrë sistematike

Ky është një pozicion kombëtar i nisur nga Nikos Kotzias dhe tashmë vijon nga qeveria Mitsotaki me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.
Featured image of article: “Pronat dhe pakicat kombëtare”, qeveria greke shprehet hapur kundër Shqipërisë: Do vazhdojmë çështjen në mënyrë sistematike Selia e Qeverisë greke

GREQI- Shqipëria është thirrur nga Greqia për të zgjidhur pronat e Pakicave Kombëtare të Grekëve në Shqipëri dhe jo vetëm ata që banojnë në të ashtuquajturat zona të pakicave.

Kështu ka deklaruar Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexandros Gennimatas gjatë një konferencë me diplomatët në Athinë.

Ky është një pozicion kombëtar i nisur nga Nikos Kotzias dhe tashmë vijon nga qeveria Mitsotaki me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Për Shqipërinë, ju e dini se çështja e pronës, si dhe vetëvendosja, janë çështje që ne po i shtrojmë vazhdimisht, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha takimet tona me palën shqiptare. Madje kjo kërkesë erdhi në kohët e fundit në një takim që Kryeministri pati me zotin Edi Rama këtu në Athinë. Ajo që ne po kërkojmë nga Shqipëria është, në fakt, asgjë më shumë se sa për të zbatuar rekomandime të cilat organizatat ndërkombëtare kompetente, siç është Këshilli i Evropës, i kanë adresuar. Dhe ne do të vazhdojmë ta ngremë këtë çështje në mënyrë sistematike.”, u shpreh zëdhënësi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment