BotaKuriozitete

Pronari i restorantit ku është kryer seriali ‘Friends’, nuk i duron dot turistët e pafund që vijnë

Ata e bëjnë këtë veprim pothuajse çdo vit pas përvjetorit të restorantit, dhe mesa duket pronari i tij nuk është aspak i lumtur me këtë gjë.
Featured image of article: Pronari i restorantit ku është kryer seriali ‘Friends’, nuk i duron dot turistët e pafund që vijnë

GREENWICHSeriali famos legjendar i ‘Friends’ feston këtë vit 25 vjetorin e krijimit të tij.

Gjatë kësaj dite, një turmë e madhe me njerëz kanë udhëtuar drejt restorantit ku dhe është xhiruar pjesa më e madhe e serialit, duke bllokuar të tërë rrugën përreth tij, dhe duke i mbushur muret e jashtme të restorantit, por jo vetëm, me mbishkrime dhe vizatime të ndryshme.

Ata e bëjnë këtë veprim pothuajse çdo vit pas përvjetorit të restorantit, dhe mesa duket pronari i tij nuk është aspak i lumtur me këtë gjë.

Pronari Campanaro dhe muri i zhgarravitur

“Është e bezdisshme,” – tha Joey Campanaro, kuzhinier dhe pronar i Little Owl Restaurant, në rrugën  ​​90 Street Bedford që në atë kohë shërbente si kafeneja fiktive Central Perk, ku luhej dhe seriali i famshëm. “Fansat e serialit po sillen sikur të ketë zero përgjegjësi mbi pronën e tjetrit”.

“Me qindra njerëz vijnë këtu çdo ditë, ata bllokojnë rrugët, shkruajnë në mure dhe nuk ndalen së bëri foto, në fundjavë rastis të vinë edhe 1000 njerëz.” – ka shfryrë ai i mërzitur.

47-vjeçari tregon se që pas përvjetorit të serialit muajin e kaluar,  gjendja është bërë gjithmonë e më e bezdisshme, dhe se fansat e zjarrtë të serialit po i prishin atij biznesin shumë vjeçar.

Restoranti famos

“Rreth 10-15 njerëz në ditë, vijnë këtu me lapsa dhe buzëkuq për të pikturuar në muret e godinës, ata shkruajnë emrat e tyre, emrat e të dashurëve të tyre, apo dhe shprehje nga seriali. “- u shpreh ai.

Muret e sapolyera

Pronari paguan disa qindra dollarë në muaj, për larjen dhe lyerjen e murave të jashtëm të godinës, e tashmë ai ka vendosur disa kamera sigurie rreth saj, në mënyrë që faturën e lyerjes ta paguajnë personat përgjegjës për të , të paktën.

Burimi:Nypost

E.C/Dosja.al

Shto Koment