Aktualitet

Prokuroria turke kërkoi 10 vite burg për mashtrim, Idrizi: Burimi nuk është i besueshëm, gjyqin e kam hapur unë

Sinan Idirizi është shprehur, se media që ka publikuar lajmin, se Prokuroria e Stambollit ka kërkuar 10 vite burg për të nuk është i besueshëm.
Featured image of article: Prokuroria turke kërkoi 10 vite burg për mashtrim, Idrizi: Burimi nuk është i besueshëm, gjyqin e kam hapur unë Adnan Polat dhe Sinan Idrizi
Përditësuar:

TIRANË- Sinan Idrizi ka reaguar në lidhje me lajmin e mediave turke, ku Prokuroria e Stambollit ka kërkuar për të 10 vite burg, për akuzën e mashtrimit në vlerën 3.5 milion dollarë. Në një deklaratë për “Panorama Sport”, Idrizi është shprehur se burimi i lajmit nuk është i besueshëm. Më tej bashkëpronari i “Air Albania”, thotë se ka qenë vetë ai i cili ka hapur çështjen gjyqësore, ndërsa fton gazetarët që ta ndjekin.

Ky është një lajm i shëmtuar. Kush është burimi i këtij lajmi?! E dini ju kush është media turke ‘Kars Manset’ që e paska publikuar këtë lajm?!Nuk e dini. Është një media periferike. Unë ju ftoj juve si gazetë dhe të gjithë gazetarët e interesuar, hajdeni në Turqi ndiqni seancën gjyqësore, nëse ka. Se nuk e dimë ka apo jo një gjyq për një çështje të tillë. Unë jam shprehur për këtë gjë. Secili ka grupin e vetë dhe kaq. Mos u merrni me gjëra koti dhe me këto burime lajmesh që janë të pabesueshme. Nëse jam unë i fajshëm për këtë çështje, atëherë dënohem unë. Nëse është ai tjetri, dënohet ai. Nuk kam çfarë t’iu them më. Hajdeni në Turqi me mua dhe ndiqni gjyqin, gjithmonë nëse ka një gjyq të tillë. Jam unë ai që kam hapur një çështje në gjykatë për këtë”, përfundon Idrizi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Biznesmeni turk Adnan Polat dhe njëkohësisht ish-president i Galatasaray, paditi Sinan Idrizin, duke e akuzuar për mashtrim në vlerën 3.5 milion dollarë. Këtë shumë Polat pretendon se ia ka dhënë Idrizit në formën e një garancie, për blerjen e kompanisë së hidrokarbureve “GFI Albania”, e cila bën edhe markimin e naftës. Pas dështimit të marrëveshjes, turku i kërkoi mbrapsh garancinë Idrizit, por nuk arriti kurrë t’i merrte paratë. Në intervistat për mediat turke, biznesmeni është shprehur, se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment