Aktualitet

Prokuroria merr të pandehur mbesën e Llallës, Ilda Kërkapi mashtronte qytetarët se do i fuste në punë dhe u merrte para

25-vjeçarja, duke shfrytëzuar dhe faktin se është mbesa e prokurorit, ka krijuar një skemë mashtrimi dhe u ka marrë disa persona shumë të mëdha parash.
Featured image of article: Prokuroria merr të pandehur mbesën e Llallës, Ilda Kërkapi mashtronte qytetarët se do i fuste në punë dhe u merrte para Adriatik Llalla

TIRANË- Mbesa e ish-kreut të Përgjithshëm të Prokurorisë Adriatik Lalla, Ilda Kërkapi, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës. Mësohet se Kërkapi akuzohet për veprën penale “Mashtrimi” e kryer më shumë se një herë.

25-vjeçarja, duke shfrytëzuar dhe faktin se është mbesa e prokurorit, ka krijuar një skemë mashtrimi dhe u ka marrë disa persona shumë të mëdha parash. Ajo ka zhvatur nga 2000 deri në 3000 euro, shumë qyetarëve të cilë me qëllim për t’i punësuar në funksione të ndryshme në administratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Vetë mbesa e ish-kryeprokurorit, gjatë marrjes në pyetje në Prokurori ka pranuar se kishte mashtruar njerëz të ndryshëm duke i premtuar se do i fuste në punë. Më tej mësohet se Kërkapi ka pranuar se ka mashtruar qytetaren A.B., të cilës i ka marrë 3500 euro dhe shtetasin Blerti Osmani, të cilit i ka marrë plot 1750 euro, me qëllimin e vetëm për ta punësuar si recepsionist pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kërkapi tashmë është në duart e Prokurorisë dhe pritet që dosja e të kalojë në Gjykatën e Tiranës për gjykim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment