Aktualitet

Prokuroria ‘kopsit’ dosjen për efektivin, ndryshon akuza: Klodian Rasha u vra me dashje

Ndryshimi i akuzës sipas prokurorisë është për shkak se efektivi ka qëlluar dy herë me armë zjarri
Featured image of article: Prokuroria ‘kopsit’ dosjen për efektivin, ndryshon akuza: Klodian Rasha u vra me dashje Klodian Rasha

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka finalizuar hetimin për vrasjen e Klodian Rashës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se organi i akuzës ka vendosur ndryshimin e veprës penale për të cilën akuzohet efektivi Nevaldo Hadëraj, nga “vrasje në tejkalimin e kushteve të mbrojtjes” në “vrasje me dashje”.

Ndryshimi i akuzës sipas prokurorisë është për shkak se efektivi ka qëlluar dy herë me armë zjarri. Efektivi rrezikon tashmë deri në 20 vite burg me ndryshimin e akuzës nga Prokuroria.

Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim edhe pamjet filmike të bizneseve pranë vendit të ngjarjes dhe bën me dije se nga filmimi jepet një panoramë e qartë e vrasjes. Sipas prokurorisë, efektivi ka kryer goditje sistematike me armë zjarri, ndërsa edhe është pozicionuar në momentin që ka qëlluar mbi të riun. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë efektivi është në masën e arrestit me burg, ndërsa ndryshimi i akuzës ishte edhe një nga kërkesat e familjes Rasha.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment