Aktualitet

Prokuroria ‘kopsit’ dosjen ‘Bajri’! Akuzat për vrasje dhe grup kriminal ‘humbasin’ rrugës, ja për çfarë akuzohet grupi i Dobraçit

Organi hetues, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur investigimet për dosjen "Bajri". Dosja është dorëzuar në Gjykatë dhe shpejt pritet vendimi i "togave të zeza", ndaj tyre.
Featured image of article: Prokuroria ‘kopsit’ dosjen ‘Bajri’! Akuzat për vrasje dhe grup kriminal ‘humbasin’ rrugës, ja për çfarë akuzohet grupi i Dobraçit Grupi Bajri

SHKODËR– Prokuroria e qytetit të Shkodrës ka “kopsitur” dosjen “BAJRI”. Në një kohë kur gjykata e Shkodrës, jo më larg se dje liroi një prej anëtarëve të grupit, numri dy të saj, Behar Bajrin, organi hetues ka mbyllur investigimet. Gazetari Elton Qyno ka bërë me dije se Prokuroria ka dërguar në gjykatë dosjen penale me disa persona të pandehur.

Por me kalimin e kohës, akuzat e ngritura gjatë operacionit që u trumpetua shumë “Oaz” kanë “humbur” rrugës. Tashmë, të pandehurit do të përballene me akuza si: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Organizim i lojërave të fatit” dhe “Përcaktimi i rezultateve në garat sportive”. Duke rrëzuar ato për “grup të strukturuar kriminal”, “vrasje me dashje” etj.

Numri dy i grupit, Behar Bajri akuzohet për “Organizim i lojërave të fatit” duke rrëzuar akuzar për vrasje ndaj Arben Tuzit dhe Fabjola Hysenit. Ndërsa Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Ismet Idrizi dhe Sirjan Alia, janë marrë të pandehur për akuzat e tjerë. I vetmi që ende vijon të ëndrojë jashtë territorit shqiptar është Enver Bajri, i cili akuzohet për “pastrim të produkteve të veprës penale”. Bashkë me grupin me qendër në Dobraç të Shkodrës, nën hetim ishin marrë edhe tre mjekë të spitalit Shkodër: Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj, ndaj të cilëve akuza ka pushuar hetimet.

Por çfarë ndodhi gjatë operacionit “OAZ”? Si u luajt “ping-pong” mes organeve të drejtësisë me dosjen “Bajri”?

Koka e grupit kriminal Bajri është konsideruar Enver Bajri, i arrestuar në Spanjë dhe që pritet të ekstradohet në Shqipëri. Bashkë me Safet Bajrin dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi, ata akuzoheshin se kishin trukuar ndeshjesh, gjobitur tregtarë dhe biznese në Shkodër si edhe ishin të përfshirë në në një sërë ngjarjesh kriminale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grupi i Bajrajve u arrestua në 22 shtator 2018-ës, kohë kur Shkodra ishte nën terrorin e vrasjeve dhe përplasjeve mes bandave. Në një hetim që zgjati rreth 6 muaj, ku të përfshirë ishin edhe shërbimet partnere, u arrestuan 11 persona. Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuara deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001 dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002.

Grupi kriminal “Bajri” akzuohej për ekzekutimin e Fatbardh Licit në Shkodër. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e datës 10 gusht 2019. Gjithashtu grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit. “Bajrajt” u goditën pas vrasjes së 6 personave në harkun kohor të 3 muajve, ku vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku, u dyshua se lidhi drejtpërdrejt ‘biznesin e trukimit të ndeshjeve’.

Pavarësisht akuzave të tyre, dosja nuk u mor kurrë në hetim nga SPAK. Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencë duke e nisur sërish për në Shkodër, ku edhe pritet që të jepet vendimi.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment