Aktualitet

Prokuroria kërkesë bashkisë e policisë: Na sillnin listën e objekteve të dëmtuara, të mos prishet asnjë pa miratimin tonë

Sipas një kërkese bëhet me dije se Prokuroria kërkon që të dërgohet lista e të gjitha objekteve të cilat janë të dëmtuara dhe të mos shembet asnjë pa miratimin e tyre.
Featured image of article: Prokuroria kërkesë bashkisë e policisë: Na sillnin listën e objekteve të dëmtuara, të mos prishet asnjë pa miratimin tonë Foto nga tërmeti.

TIRANË- Prokuroria e Tiranës pas nisjes së hetimeve për dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, i ka dërguar kërkesë Bashkisë dhe Policisë një kërkesë që të mos prishin asnjë objekt pa lejen e tyre.

Sipas një kërkese bëhet me dije se Prokuroria kërkon që të dërgohet lista e të gjitha objekteve të cilat janë të dëmtuara dhe të mos shembet asnjë pa miratimin e tyre.

“Na vini në dispozicion listën e objekteve të dëmtuara. Procedimi penal nr 89. 6 ditë pas kësaj shkrese si policia dhe bashkia nuk kanë raportuar asnjë informacion në Task Forcën e prokurorisë për objektet e dëmtuara”, shkruhet në kërkesë. 

Prokuroria porosit bashkinë dhe policinë që të mos kryejnë asnjë veprim pa praninë e prokurorëve.

LETRA E PLOTË

“Për nevoja të kryerjes së veprimeve hetimore në fuksion të procesit penal kërkojmë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Listën e plotë të ndërtimeve (banesave) të evidentuara nga ana juaj si të prekur nga tërmeti dhe për të cilat janë konstatuar dëmtime

Për çdo lloj situate në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakisht Prokuroria e cila vë në dispozicion grupin hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve.

Dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave në të cilat janë konstatuar dëmtime nga tërmeti”.

Por dhe pse organi i akuzës kërkon hetime për të gjitha objektet, nga ana tjetër pallatet dhe objekte të tjera të dëmtuara kanë nisur të shemben. Një ditë më parë Prokuroria e Tiranë, Durrësit e Krujës njoftuan se kishin nisur hetimet për dëmet e tërmetit dhe mënyrën e ndërtimin të objketeve të dëmtuara. 

Hetimet kanë nisur 6 ditë pas tërmetit shkatërrues ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment