Politike

“Prokuroria ka një video”, Bejtja nuk ‘përtyp’ dot deklaratën e Ramës: Nga e di kryeministri këtë gjë?

Në një status në Twitter, Bejtja shkruan se kjo deklaratë nuk mund të kalojë kaq lehtë, duke shtuar dhe pyetjen: nga e di kryeministri këtë gjë?
Featured image of article: “Prokuroria ka një video”, Bejtja nuk ‘përtyp’ dot deklaratën e Ramës: Nga e di kryeministri këtë gjë? Andi Bejtja

TIRANË– Gazetari Andi Bejtja nuk e ka kaluar dot shumë lehtë deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha mbrëmjen e sotme se prokuroria ka një video në dorë që është identike me dëshminë e një qytetari që ka parë masakrën e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Në një status në Twitter, Bejtja shkruan se kjo deklaratë nuk mund të kalojë kaq lehtë, duke shtuar dhe pyetjen: nga e di kryeministri këtë gjë?

“NJE DEKLARATE E KM QE NUK MUND TE KALOJE KAQ LEHTE. Kryeministri Rama deklaroi ne Opinion per ngjarjen e Elbasanit se Prokuria ka nje video te ngjashme me deshmine e nje kalimtari..pyetja eshte e thjeshte nga e di Kryeministri kete?”- shkruan Bejtja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se Prokuroria ka në dorë një video që përputhet më dëshminë e një dëshmitari të Masakrës së Elbasanit, duke e qujatur edhe ‘vrasës’ Arbër Paplekën. Ai nuk shtoi asgjë më tej në lidhje me burimet e këtyre infrmacioneve.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment