
GREQI– Kryeprokurori i Athinës ka nisur një hetim ndaj Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë (EODY) pasi mediat greke raportojnë se është krijuar një sistem paralel për regjistrimin e rasteve të koronavirusit, që mashtron shkencëtarët për numrin real të rasteve.
Dy revista greke, “To Vima” dhe “Dimokratia”, raportuan gjatë fundjavës se EODY kishte krijuar një sistem regjistrimi paralel me një kompani private “dhe si pasojë, Komiteti i Sëmundjeve Infektive informohet me vonesë për të paktën një javë për numrin real dhe total të pacientëve”.
‘To Vima’ raportoi se kur një rast regjistrohet në një spital privat ose publik, ajo futet direkt në regjistër, por nëse rasti zbulohet nga një njësi e lëvizshme e EODY, atëherë së pari i raportohet Organizatës, e cila i regjistron ato me logjikën dhe ritmin e vet, pasi synon krijimin e një sistemi të ri automatik të Regjistrimit të Pacientëve.
EODY ka mohuar ankesat ndërsa qeveria konservatore ka qenë nën valën e një sërë akuzash për këtë çeshtje.
Euractiv shkruan se partitë e opozitës vunë në dyshim besueshmërinë e numërimit të rasteve dhe kanë rritur presionin mbi qeverinë për të publikuar procesverbalet e komitetit të sëmundjeve infektive.
(A.B)/Dosja.al