Politike

“Prokuroria e Elbasanit e kapur nga klani mafjoz”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit: SPAK të hetojë tabulatet e Taulant Ballës

Në denoncimin e publikuar, kërkohet që nga SPAK që tabulantet telefonike të këtyre tre personave të hetohen gjatë dhe pas fushatës elektorale, pasi kanë blerë vota në këmbim të parave.
Featured image of article: “Prokuroria e Elbasanit e kapur nga klani mafjoz”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit: SPAK të hetojë tabulatet e Taulant Ballës Taulant Balla

ELBASAN- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një ndjeksi, i cili kërkon që SPAK të hetojnë tabulatet telefonike të drejtuesit te fushatës elektorele të PS-së në Elbasan, Taulant Ballës, Suel Çelës dhe Klement Xhaferrit. Në denoncimin e publikuar, kërkohet që nga SPAK që tabulantet telefonike të këtyre tre personave të hetohen gjatë dhe pas fushatës elektorale, pasi kanë blerë vota në këmbim të parave. Në mesazh gjithashtu shkruhet se Prokuroria e Elbasanit, është e kapur nga klanet mafjoze të Ballës.

Kerkohet zbardhja e tabulateve te Taulant Bego Yaris me banden e Elbasanit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb Zoti Berisha Prokuroria e Elbasanit eshte e kapur nga Klani mafioz i Taulant Balles, Suel Çela Klement Xhaferri jane organizatoret kryesor te blerjes se votes per Taulant Ballen ne Elbasan. Mehmet Greca ishte arketari i bandes qe paguante per votat e blera.Spak te hetoje tabulatet telefonike te Suel Çeles,Klement Xhaferri me Taulant Ballen gjate fushates dhe para dhe pas ngjarjes,prandaj Taulantit ju be ftyra si kepuce e zeze diten e ngjarjes sepse eshte i lidhur koke e kembe me banden e Elbasanit e cila ishte ne mision dite e nate per blerjen e votes.me respect,” shkruhet në postim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(I.A/dosja.al)

Shto Koment