Opinione

Prokurori/ Petrit Fusha, “miku i Veliajt” i bën vettingun vetvetes

Prokurori prej 32 vitesh në sistem, karriera e të cilit shtrihet dhe në kohë të diktaturës, ka qenë shenjestër e debatit për dyshimet se ka favorizuar mbyllje dosjesh për pushtetarët. Ndër më kryesorët është dosja e Erion Veliajt.
Featured image of article: Prokurori/ Petrit Fusha, “miku i Veliajt” i bën vettingun vetvetes Prokurori Petrit Fusha dhe Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

Petrit Fusha, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ish drejtues i Prokurorisë së Tiranës, ka dhënë dorëheqje nga detyra, duke i bërë kështu vettingun vetes.

Në proces rivlerësimi subjekti Fusha ka nxituar t’i shmanget përballjes, duke ditur vetë më mirë se kushdo tjetër se jo pak dyshime dhe të pathëna do të bëheshin pjesë e debatitt publik.

Ende e pacaktuar seancën dëgjimore, Fusha mund të jetë njohur me plotësimin e dosjes nga Komisoni i Pavarur i Kualifikimit dhe ka ndaluar në këtë mënyrë shkarkimin e mundshëm nga komisioni.

Prokurori prej 32 vitesh në sistem, karriera e të cilit shtrihet dhe në kohë të diktaturës, ka qenë shenjestër e debatit për dyshimet se ka favorizuar mbyllje dosjesh për pushtetarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër më kryesorët është dosja e Erion Veliajt, dreka e përbashkët me të në një nga lokalet në qendër të Tiranës, kur kryebashkiaku duhej të dëshmonte dhe përballej me drejtësinë. Pas këtij ndikimi erdhi befasisht shfajësimi i përgjegjësisë së Bashkisë në ngjarjen e vrasjes se të riut 17-vjeçar Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Kryebashkiaku Veliaj tha pas këtij takimi se ishte konsultuar dhe biseduar me kolegët, kështu i emërtoi prokurorët para të cilëve dëshmoi. Kështu, pas një pune të kontestueshme të prokurorisë, ndoshta pas këtyre bisedave miqësore të hetuesve me subjektin e dosjes, gjykata arriti në vendimmarrjen e saj të shprehet ligjërisht se vrasja e Gjoklajt nuk është bërë brenda mjedisit të imiantit të përpunimit të mbetjeve në Sharrë.

Drejtoria e Inspektimit ne Prokurorinë e Përgjithshme nuk e bëri objekt të punës së saj këtë dosje dhe maft të tjera të dyshuara si ndikim në punën hetimore kur drejtonte Prokurorinë e Tiranës, por pas këtyre ngjarjeve Fusha u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme derisa vendosi të tërhiqej për të mos u përballur në seancën publike dëgjimore të procesit të vettingut. Marrë nga Shijak Tv

Shto Koment