Aktualitet

Prokurori italian i antimafias kujton vrasjen e Falcones: Sugjeroi konfiskimin e pasurisë së krimit, kjo e dobëson mafian! Ndrangheta ka lidhje në Shqipëri (VD)

Ai u shpreh ndër të tjera se ky regjim ka rezultuar efikas në Itali. De Raho kujtoi ekzekutimin e gjyqtarit Giovanni Falcone që u vra mizorisht nga mafia italiane bashkë me gruan dhe tre truprojat, pasi propozoi konfiskimin e pasurisë së mafias.
Përditësuar:

TIRANË– Porkurori italian i antimafias, Federico Cafiero De Raho, ishte sot në Tiranë ku u orit nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në një konferencë të përbashkët shtypi, De Raho vuri në dukje zbatimin e regjimit të posaçëm“41 bis”, që tani e tutje do ët ndjekë Shqipëria.

Ai u shpreh ndër të tjera se ky regjim ka rezultuar efikas në Itali. De Raho kujtoi ekzekutimin e gjyqtarit Giovanni Falcone që u vra mizorisht nga mafia italiane bashkë me gruan dhe tre truprojat, pasi propozoi konfiskimin e pasurisë së mafias.

Sipas prokurorit italian, konfiksimi i pasurisë e dobëson mafian dhe e bën atë të dobët për të vepruar. Ai shtoi gjithashtu se bisedat e të dënuarve duhet të përgjohen dhe se Ndrangheta ka lidhje të forta në Shqipëri.

Kemi një problem të përbashkët, luftën ndaj krimit. Duhet të përgjohen bisedat e të dënuarve, t’u reduktohen lidhje me botën e jashtme. Në këtë mënyrë të dënuarit nuk do të mund të drejtojnë botën e krimit nga burgu.

Duhet bërë konfiskim i pasurive të krimit.

Ai që sugjeroi për konfiskim dhe për ligjin për pasuritë e krimit në Itali u vra nga mafia. Ishte Falcone me gruan e tij. Me Gjonajn kemi pasur bashkëpunim. Të godasësh pasuritë e tyre, kështu luftohet mafia. Ky është një hap që bashkon Shqipërinë dhe Italinë. Ky është një hap që afron dy vendet dhe bashkon lidhjet e tyre. Kemi ngritur skuadra hetimore të përbashkëta,

Organizata kriminale Ndrangheta ka lidhje në Shqipëri. Shpesh krimi në Itali bashkëpunon më Shqipërinë për të lidhur marrëveshje. Kriminaliteti në Shqipëri është lidhur me organizata mafioze,”- tha De Raho.

Gjonaj u shpreh se bashkëpunimi me drejtësinë italiane ka bërë që të vihet në zbatim është regjimi i posaçëm“41 bis”, sistem që në Itali ka rezultuar mjaft i posaçëm. Ministrja shtoi se ky plan ka si qëllim që ndërpresë marrëdhëniet e të dënuarve me anëtarët e bandës që kanë jashtë, por duhet përgjigje institucionale e koordinuar për të vijuar më tej.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment