Politike

Prokurori i Pogradecit denoncon ‘kurthin’: Venusi i Sigurimit dhe avokat Sanxhaku më kanë denoncuar tek Olsian Çela, jam syrgjynosur prej 5 vitesh… kryeprokurori firmosi pa lexuar asgjë

Ai akuzon edhe anëtarin e KLP, Bujar Sheshi, të cilit nuk i referohet me emër, por e lë të kuptohet nga nofka "Venus", emër për të cilin është deklaruar se është përdorur nga Sheshi gjatë diktaturës. 
Featured image of article: Prokurori i Pogradecit denoncon ‘kurthin’: Venusi i Sigurimit dhe avokat Sanxhaku më kanë denoncuar tek Olsian Çela, jam syrgjynosur prej 5 vitesh… kryeprokurori firmosi pa lexuar asgjë Olsian Cela dhe Shkelqim Kokona

TIRANË- Prokurori Shkëlqim Kokona hedh poshtë akuzat e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela pas kërkesës në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, për nisjen e hetimeve për prokurorin. Në një deklaratë për shtyp, që prokurori ia ka shpërndarë mediave, Kokona thotë se është “internuar” në Pogradec, ndërsa përmend vitet në karrierën e tij, prej më shumë se 40 vite. Sipas Kokonës, kryeprokurori nuk e ka parë fare shkresën që ka firmosur, që për të është një aferë kriminale. Kokona tregon me “gisht” një avokat, që sipas tij, ka kërkuar hetimin e tij. Po ashtu, ai akuzon edhe anëtarin e KLP, Bujar Sheshi, të cilit nuk i referohet me emër, por e lë të kuptohet nga nofka “Venus”, emër për të cilin është deklaruar se është përdorur nga Sheshi gjatë diktaturës. Më 31 tetor,  Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, organi i akuzës thekson se në bazë të informacioneve që ka institucioni, Kokona ka shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.

REAGIMI I PROKURORIT SHKËLQIM KOKONA

Jam prej 40 vjetësh që i shërbeje shtetit shqiptar dhe jam në vitin e fundit për të dalë në pension pleqërie. Kam një karrierë të suksesshme dhe modeste në Drejtësi. Jam prej 5 vitesh për shkak të dy të sëmurëve mendor ish-presidentit dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm, njëri pas strokut dhe tjetri me diagnozë epilepsi ose idiotësi, i syrgjynosur në Pogrdec. Inkurajoj prokurorin e përgjithshëm në kryerjen e detyrën me ekzigjencë për rastin tim. Me bindje them se materialin e ka firmosur pa e lexuar fare për shkak të ngarkesës që ka.

E gjitha është aferë kriminale e Prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme që ka përgatitur materialin dhe Venusit’ të Sigurimit të Shtetit dhe aktualisht anëtari i KLP-së dhe Avokatit ‘mikut tim’ Sanxhakut. Ky person është edhe kreu i krimit të organizuar në Drejtësi. Për 30 vjet ka manipuluar duke nxjerrë nga burgu vrasës dhe kriminele duke bërë rolin e sekserit për të gjithë ish-gjyqtarë e lartë dhe për prokurorët e përjashtuar nga Vettingu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I bëj thirrje shefit të SPAKU- të tërheqë si bashkëpunëtor të Drejtësisë z.Sanxhakun që të zbardhe të vërtetën e krimit të organizuar në Drejtësi dhe të realizojë premtimin që kryeministri i ka dhënë popullit për prangosjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të implikuar në korrupsion. Pogradeci është lagje e Tiranës dhe Sanaxhaku ka klanin e tij me të cilin kontrollon gjithçka dhe vendos për gjithëçka. 3 muajt e fundit një ish-klient i tij ka lyer duart me gjak me uniformat e policisë së Shteti Shqiptar është arrestuar nga unë. Kjo është shumë e rëndë për shtetin dhe prandaj po reagoj. I bëj thirrje z.Artur Metanit të veprojë me ekzigjencë dhe ‘mos lërë kusur’ pa më bërë mua.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment