LIVE UPDATES
Bota

Prokurorët e Hagës akuzohen se nuk mbrojtën dosjet e rrjedhura në Kosovë

14 Janar 2022, 12:14 Nga DOSJA
Prokurorët e Hagës akuzohen se nuk mbrojtën dosjet e rrjedhura

HAGË – Nasim Haradinaj dëshmoi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të enjten se prokuroria duhej të kishte parandaluar rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale nga rastet e krimeve të luftës në vend që të fajësonte atë dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pse nuk erdhët ta kapnit?” pyeti Haradinaj prokurorinë, duke iu referuar personit që dorëzoi dy grupe me dokumente konfidenciale në dy raste të ndara në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë në shtator 2020.

“Hera e parë mund të ishte një surprizë për ju dhe për ne, por edhe pse ai premtoi se do të sillte përsëri dokumente, ju nuk erdhët për ta parandaluar. Na ndoqët rrugëve, por nuk i ruajtët godinën”, tha Haradinaj.

Haradinaj i akuzoi Dhomat e Specializuara për një “qasje selektive” ndaj veteranëve të luftës, për të cilën ai tha se “ofendon gjithë popullin e Kosovës”.

Haradinaj dhe eprori i tij, lideri i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, akuzohen për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve sepse ata i morën dokumentet dhe i kërkuan medieve të publikonin fragmente prej tyre.

Dokumentet përmbanin informacione konfidenciale për dëshmitarët e mbrojtur në rastet kundër ish-guerilasve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara.

Pas marrjes së dokumenteve, Gucati dhe Haradinaj mbajtën tri konferenca për shtyp në të cilat zbuluan informacione konfidenciale nga dosjet dhe identifikuan detaje të disa dëshmitarëve të mundshëm, pretendon prokuroria. Të dy burrat janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Gjatë dëshmisë së tij të enjten, Haradinaj i tha gjykatës se “nuk kam shtyrë askënd që të publikonte” dokumentet.

Ai tha se nuk lexoi asgjë konfidenciale në dokumente dhe pretendoi se “nuk më ishte sqaruar se ato ishin top sekret”.

“Si mund të jetë diçka top sekret dhe të sillet publikisht në zyrat tona?” pyeti ai.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan, nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, për të gjykuar krimet e pretenduara të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe përbëhen nga personel ndërkombëtar. Ato nuk shihen me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës të cilët e shohin atë si fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Mbrojtja e dëshmitarëve ka qenë një shqetësim kryesor për Dhomat e Specializuara pas incidenteve të manipulimit të dëshmitarëve në gjyqet e mëparshme të komandantëve të UÇK-së.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni hagë nasim haradinaj hagë nasim haradinaj

Sondazh

Poll
Bota 14 Janar 2022, 09:50

Dhjetë metra i gjatë dhe me kafkë një ton

Dhjetë metra i gjatë, me kafkën që peshon një ton, këto janë përmasat e fosilit të një zvarraniku detar, ihtiozauri, që gjetën së fundi studiuesit britanikë në ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni