LIVE UPDATES
Bota

Projektligji për buxhetin në SHBA rikthen dallimet mes krahut progresiv dhe atij të moderuar të demokratëve

17 Shtator 2021, 10:46 Nga DOSJA
Projektligji për buxhetin në SHBA rikthen dallimet mes krahut

SHBA– Njëra palë është e inkurajuar nga perspektiva e zgjerimit më të madh të programeve të qeverisë që nga Marrëveshja e Re gati një shekull më parë, ndërsa tjetra ka frikë të zgjerojë në mënyrë dramatike zgjerimin me kosto të lartë të qeverisë.

Të dyja palët i përkasin partisë demokrate në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, secila palë ka një qasje shumë të ndryshme në lidhje me drejtimin që duhet të marrë projektligji i buxhetit me vlerë 3.5 trilionë dollarësh në Kongres.

Partia demokrate përsëri po ballafaqohet me përparësitë politike konkurruese të krahut të saj progresiv dhe atij të moderuar. Versioni i projektligjit të buxhetit, i hartuar këtë javë nga Dhoma e Përfaqësuesve i hapi rrugën një debati të ri që mund të vë në provë aftësinë e demokratëve për të përfshirë në projektligj premtimet e tyre të guximshme të bëra gjatë fushatës zgjedhore për çështjet si pabarazia në të ardhura dhe ndryshimet klimatike.

Çdo pengesë mund të ketë pasoja serioze për perspektivën e partisë demokrate në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit, në të cilat ajo do të përpiqet të parandalojë rënien e Kongresit në duart e republikanëve.Versioni përfundimtar i projektligjit mund të zemërojë centristët që thonë se kostoja e tij është shumë e lartë, ose mund të zhgënjejë demokratët e krahut të majtë që argumentojnë se është i pamjaftueshëm në një moment me pasoja të mëdha.

“Kjo është shumë e rëndësishme për demokratët dhe për mesazhin e tyre në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha ish-ligjvënësi veteran i Nju Jorkut, Joe Crowley, i cili u mposht në zgjedhjet paraprake të vitit 2018 nga ylli progresiv i demokratëve, Alexandria Ocasio-Cortez. “Ne jemi shumë afër vitit 2022 (në nëntor 2022 do të mbahen zgjedhjet e mesmandatit).”

Crowley tha se “nuk kam patur asnjëherë mundësinë në 20 vitet e mia në detyrë” të merrja në shqyrtim një projektligj që parashikonte triliona dollarë në shpenzime.

Megjithatë, ai tha se pavarësisht kostos përfundimtare, “Le të mos e harrojmë faktin se ky projektligj do të jetë transformues.”

Me republikanët që në përgjithësi e kundërshtojnë projektligjin, udhëheqësit demokratë kanë një rrugë të ngushtë për ta miratuar atë në Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë dhe një shumicë të thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shumë demokratë janë dakord me objektivat e përfshira në projektligj, si kujdesi për fëmijët dhe arsimi falas në unversitetet dy vjeçare, pushimet familjare të paguara për punonjësit dhe luftimi i ndryshimit të klimës. Demokratët gjithashtu synojnë të zgjerojnë kujdesin shëndetësor dhe të krijojnë një rrugë drejt shtetësisë për miliona imigrantë të paligjshëm në vend.

Por ka dallime mbi koston për trajtimin e këtyre çështjeve.

Senatori Joe Manchin nga Virxhinia Perëndimore dhe senatorja Kyrsten Sinema nga Arizona, të cilët u takuan me Presidentin Joe Biden të mërkurën, kanë kundërshtuar koston prej 3.5 trilionë dollarësh.

Ndërkohë, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë propozuar një rritje të normës së të taksave ndaj korporatave në 26.5% për të ndihmuar në mbulimin e kostos. Kjo është më e ulët se norma 28%, që ka kërkuar Presidenti Biden. Por, senatori Manchin ka kërkuar një normë edhe më të ulët, prej 25% të taksave ndaj korporatave.

Ekzistojnë dallime edhe në trajtimin e fitimeve kapitale – fitimet që një investitor merr kur shet një pasuri që është rritur në vlerë.Në vend që të merrte parasysh kërkesën e presidentit për të rritur normën më të lartë prej 20% të fitimeve kapitale në 39.6%, duke e sjellë atë në përputhje me të ardhurat normale, projektligji do ta rriste normën në vetëm 25%. Propozimi i Dhomës së Përfaqësuesve përfshin një taksë shtesë prej 3% mbi të ardhurat mbi 5 milionë dollarë, duke krijuar atë që përbën një tjetër ndarje tatimore për amerikanët me fitime jashtëzakonisht të larta.

Presidenti Biden mbështet rritjen e taksave për ata që fitojnë të paktën 400,000 dollarë në vit, edhe pse disa demokratë të krahut progresiv kanë thënë se ata duan që ky prag të jetë më i ulët.

“Ne nuk do të rrisim taksat për ata që fitojnë më pakë se 400,000 dollarë në vit”, tha presidenti të enjten. “Disa nga miqtë e mi liberalë po thonë se taksta duhet të rriten për ata që fitojnë më pak se kaq”, shtoi ai.

Ndërsa dallimet e tilla janë teknike, ato përfaqësojnë një dëshirë në mesin e shumë udhëheqësve demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve për të mbrojtur anëtarët e tyre më të kërcënuar në distriktet e moderuara nga sulmet e kundështarëve republikanë se ata mbështesin rritjen e taksave dhe shpenzime masive.

Demokratët janë përballur me këto dallime edhe në të kaluarën. Ndarja mes krahut progresivë dhe atij të moderuar dominoi fazat e hershme të zgjedhjeve paraprake presidenciale të partisë demokrate në vitin 2020, kur senatori Sanders nga Vermonti përfaqësonte fuqishëm krahun e majt të partisë.
Por, në fund partia demokrate u bashkua rreth zotit Biden, pjesërisht për shkak të një dëshire urgjente për t’u bashkuar rreth një kandidati me mbështetje më të gjërë, i cili do të ishte në gjendje të fitonte ndaj Presidentit të atëhershëm, Donald Trump./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota adminsitrata biden joe biden projektligji per buxhetin amerikan adminsitrata biden joe biden projektligji per buxhetin amerikan

Sondazh

Poll
Bota 17 Shtator 2021, 08:47

Vrasja në Glyka Nera! Detaje të reja 

GREQI– Autoritetet greke kanë prova të mjaftueshme për të zbarthur të plotë gjithë çfarë ka ndodhur natën fatale që Babis Anagnostopoulos vrau bash...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën