Politike

Projektligjet e Reformës në Drejtësi/ Gjonaj: Synohet vetëm rritja e efiçencës në sistemin në drejtësi

VIDEO
Ajo theksoi se paketa e ndryshimeve me 10 projektligjet e Reformës në Drejtësi do të sjellë vetëm efekt pozitiv në sistemin e Drejtësisë.
Featured image of article: Projektligjet e Reformës në Drejtësi/ Gjonaj: Synohet vetëm rritja e efiçencës në sistemin në drejtësi Etilda Gjonaj

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha gjatë seancës në Kuvend se deri tani janë shkarkuar 58 gjyqtarë nga Vettingu, duke u hapur rrugë tjerëve që e meritojnë. Ajo theksoi se paketa e ndryshimeve me 10 projektligjet e Reformës në Drejtësi do të sjellë vetëm efekt pozitiv në sistemin e Drejtësisë.


Pavarësisht se janë 10 projektligje ka vetëm një qëllim, rritjen e efiçencës së sistemit në drejtësi. Të ketë garanci për prokurorë dhe gjyqtarë, që nëpërmjet këtyre ndryshimeve, marrja e një zgjidhje të drejtë e të shpejtë të ndihet sa më parë. Rezultatet e Vettingut janë të jashtëzakonshme, ku 58 e gjyqtarë janë shkarkuar nga Vettingu dhe kanë lënë një vakancë në sistem. Rritja e efektshmërisë së SPAK është gjithashtu objektivi i arritur. Nëpërmjet ndryshimeve brenda kuadrit, shtyllat e reformës në drejtësi jo vetëm s’do të cenohen por të garantohet zbatimi më i shpejtë i saj”, tha Gjonaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kuvendi jep “ok” për vaksina ruse e kineze, Manastirliu: Sigurimi i dozave? Luftë brrylash. Ballaku ‘merret në pyetje’ për Skavicën

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment