Politike

Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje, përfundon mbledhja e KQZ-së me partitë. Nuk ka konsensus për numërimin elektronik

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ne këtë takim nuk është rënë dakord mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës për konsensus për testimin e votimit/numërimit elektronik.
Featured image of article: Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje, përfundon mbledhja e KQZ-së me partitë. Nuk ka konsensus për numërimin elektronik KQZ

TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ne këtë takim nuk është rënë dakord mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës për konsensus për numërimin elektronik.

Ndër të tjera mësohet se Partia Socialiste ka ardhur me një propozim të ri që ky testim të mos përdoret në Tiranë, Fier dhe në Korçë meqë ka kosto të lartë. PS shprehet se ky projekt duhet të realizohet vetëm në një ZAZ dhe se këtë le ta vendosë vetë KQZ-ja se kush do të jetë. Ndërsa PD ju qëndron varianteve për qarkun e Korçës dhe Fierit.

Ndërkohë që bëhet me dije se në mbledhjen e sotme palët kanë rënë dakord që SMARTMATIC të bëjë identifikimin biometrik në të gjithë vendin për 25 prillin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa në lidhje me votën e emigrantëve nuk ka një vendim përfundimtar nga palët, dhe opozita nuk ka një verdikti final as po dhe as jo. PS-ja gjithashtu kërkon disa korrigjime teknike, ndërsa LSI shprehet skeptike për postën.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment