AktualitetSociale

Unaza e Re/ Banorët i bëjnë thirrje Ramës për anulimin e projektit: Është korruptiv

Gjithashtu protestuesit kërkojnë që shteti të mbrojë të drejtat e tyre, duke thirrur, “Rama ik”, “poshtë projekti”.
Featured image of article: Unaza e Re/ Banorët i bëjnë thirrje Ramës për anulimin e projektit: Është korruptiv Banorët e Unazës së Re duke protestuar

TIRANË– Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme, nga ku kërkojnë anulimin e projektit për vijimin e punimeve në Unazën e Re, që sipas tyre është korruptiv dhe dëmton banesat e bizneset e tyre.

Ata kërkojnë nga Bashkia që të rikthejnë ndriçimin në zonën e tyre të banimit, pasi prej muajsh rrugët i ka mbuluar errësira. Gjithashtu protestuesit kërkojnë që shteti të mbrojë të drejtat e tyre, duke thirrur, “Rama ik”, “poshtë projekti”. Protesta e banorëve të Unazës së Re, është mbështetur dhe përkrahur nga Partia Demokratike. Ndërkohë, kujtojmë se sot presidenti i vendit, Ilir Meta pati një takim me banorët e Astirit, dhe më pas i ka kërkuar qeverisë anulimin e këtij projekti. (Lexo këtu )

“Të drejtën tonë na e jep kushtetuta dhe presidenti. Reagimi i kryeministrit Edi Rama, ishte i turpshëm. Ai bën marrëveshje me oligarkë dhe kriminela. Por tashmë i doli koka se kush është mbas këtij projekti. Por fitorja do jetë e jona, ne jemi të bashkuar, kemi 3 muaj në rrugë, në shi, në të ftohtë. Ne s’mund ti bëjmë më këto prona”, u shpreh qytetari.

“A mund të ndërtosh kulla dhe saraje me gjakun e këtyre fëmijëve? “Ky projekt është korruptiv, por ndryshoje, anuloje.  Ne nuk largohemi nga këtu, kemi lindur dhe do vdesim këtu”, tha një tjetër qytetar.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment