Politike

PROJEKTI I SKAVICËS, Rama jep lajmin: Financimi do bëhet nga Amerika, do na sjellin edhe respiratorë. Ndarja e Kosovës? Ata të “vetëvendosurit”…

VIDEO
Në konferencën për shtyp, Rama u pyet nëse do të ketë një bashkëfinancim mes Shqipërisë dhe Kosovës, por zbuloi një tjetër investim.
Featured image of article: PROJEKTI I SKAVICËS, Rama jep lajmin: Financimi do bëhet nga Amerika, do na sjellin edhe respiratorë. Ndarja e Kosovës? Ata të “vetëvendosurit”… Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se projektin e Skavicës do ta financojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në konferencën për shtyp, Rama u pyet nëse do të ketë një bashkëfinancim mes Shqipërisë dhe Kosovës, por zbuloi një tjetër investim.

Më tej, numri një i qeverisë shtoi se SHBA po ashtu do të dhurojnë  respirarorë për Shqipërinë. Gjithashtu nuk i kurseu as irontë për kreun e VetëVendosjes, Albin Kurti dhe deklaratat e tij. 

PJESË NGA KONFERENCA:

PYETJE: Sa janë të nevojshme marrëveshjet e sotme, përderisa do të vijë mini-Shengeni? Ishin në krah të Thaçit kur janë kërkuar kompromise, sipas jush a duhet Kosova të bëjë ende kompromis?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

RAMA: Po, pse nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ajo e madhja sipas jush i ka të shkuara në ajër? Ajo e madhja është dakordësia që të gjitha shtetet të mund të bëjnë çdo marrëveshje për të garantuar. Ti si Fevziu… më lër të ta shpjegoj. Ne më atë të madhen garantojmë këtë. QË ecim pa asnjë pengesë. Serbia nuk vjen dot të thotë pse i bëni këto ju? Ky është thelbi, nuk futemi në kazan, ku askush nuk e kushtëzon dot tjetri. Këtë kam arritur me diplomaci dhe lufta imagjinare. Kompromiset e dhimbshme i keni sajuar ju. Në kohën e sotme nuk bëhej dot, është faktazi që ushqehej nga njerëz që për arsye personale, marrin nëpër këmbë atë pjesë të opinionit publik dhe nxisin ndasi dhe përçarje. Dhe i ndajnë shquiptarët në disa të vetëvendosur që po u shitet kombi dhe ata që duan ta shesin. Çdo marrëveshje shkon për referendum po qe nevoja. Si do bëhet fshehurazi? Gëzimi i disave për fletërrufetë është turp i madh.

PYETJE: Keni premtuar se do të financoni hidrocenralin e Skavicës, ndërsa është hedhur ideja që të marrë pjesë dhe Kosova? Keni një koment?

Rama: Na dogje një lajm. Ne me SHBA, nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do financiohet nga SHBA. Është gjest fantastik i vullnetit të SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë për atë që Shqipëria ka bërë në qeverisjen e vendit në këtë periudhë. Dhe po ashtu SHBA, po iu jap edhe një lajm tjetër, kanë vendosur që dhurojë në BE në një numër të caktuar  respirarorësh. Pjesën më të madhe do t’ja japin Shqipërisë.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment