AktualitetEkonomi

Projekti “100 fshatra”, Rama në Berat: Investimi në agroturizëm, ekonomi e qëndrueshme

Në kuadër të projektit “100 fshatra”, kryeministri i vendit , Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një takim me banorë të fshatit Rroshnik në Berat, ku theksoi rëndësinë e zhvillimit të agroturizmit. 
Featured image of article: Projekti “100 fshatra”, Rama në Berat: Investimi në agroturizëm, ekonomi e qëndrueshme Kryeministri, Edi Rama

Në kuadër të projektit “100 fshatra”, kryeministri i vendit , Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një takim me banorë të fshatit Rroshnik në Berat, ku theksoi rëndësinë e zhvillimit të agroturizmit.  Gjatë këtij takimi, Rama u shpreh se janë vënë 100 milionë lekë në dispozicion të këtij projekti për të gjithë ata që kanë ide dhe duan të investojnë në zhvillimin e agroturizmit të kësaj zone. Sipas Ramës, zhvillimi i turizmit do të motivojë të rinjtë të kthehen në fshat, pasi do kenë punësim dhe mundësi më të mira ekonomike.

“Ajo që vlen të theksohet është që ne duam të bëjmë çmos që të përfshijmë edhe të rinjtë që e kanë parë gjithmonë të ardhmen jashtë fshatit duke menduar se jashtë fshatit ka më shumë mundësi se brenda në fshat. Patjetër jashtë fshatit fitohet më shumë kur brenda në fshat nuk ka asnjë mundësi, por me mundësitë që në kemi krijuar që thjesht shtëpinë tënde ti ta kthesh në një mekanizëm ekokonik duke e kthyer në një pikë mikpritje për të cilën ne qeveria të japim kontributin. Janë 100 mln lekë për programin 100 fshtrat për të gjithë ata që kanë një ide dhe që duan të bëhen pjesë e këtij procesi. Kush investon në argotizëm garanton një ekonomi të qëndrueshme familjare dhe nëse projekti zhvillohet krijohet edhe punësim për të tjerët. Financim për ata që kanë një ide për t’u zhvilluar”, u shpreh Rama.

Shto Koment