Ekonomi

“Projektbuxheti 2020”, Denaj raporton në Kuvend: Do ulim papunësinë, rriten të ardhurat e shtetit

Po ashtu ajo premtoi dhe uljen e papunësisë, që sipas llogaritjeve të bëra do të shënojë një rekord tjetër rënie duke shkuar në 10.6%, dhe borxhi publik do arrij në 62%.
Featured image of article: “Projektbuxheti 2020”, Denaj raporton në Kuvend: Do ulim papunësinë, rriten të ardhurat e shtetit Anila Denaj, gjatë raportimit në Kuvend

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe financave Anila Denaj ka reaportuar sot në konferëncën Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2020. Në fjalën e saj Denaj tregoi se buxheti për vitin e ardhshëm do të ketë rritje me 4.1.% krahasuar me vitin aktual.

Po ashtu ajo premtoi dhe uljen e papunësisë, që sipas llogaritjeve të bëra do të shënojë një rekord tjetër rënie duke shkuar në 10.6%, dhe borxhi publik do arrij në 62%.  Denaj më tej në raportin u shpreh se ekonomia është në një trend rritës dhe pse është një rritje e ngadaltë, pasi varet nga shumë sektortë.

Një çështje, që ditët e fundit është bërë problem, ka të bëjë dhe me mbledhjen e të ardhurave, që sipas ministres deri në fund të vitit do të realizohen dhe do kapin vlerën 474 miliardë lekë, që krahasuar me një vit më parë ka një rritje prej 24 miliardë lekë. Ndërsa për vitin 2020, tha Denaj, të ardhurat adhurat tatimore do të arrijnë në 334 mld leke, ndërsa totali i të ardhurave 501 miliardë lekë .

“Vitin që vjen përfundojnë projektet në infrastrukturë si, rruga e Arbrit, Milot- Balldre. Totali i shpenzimeve publike për vitin 2020 është planifikuar 531.97 miliardë lekë ose 29.6% e PBB. Shpenzimet e personelit për vitin 2020, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe koston aktuale të institucioneve të krijuara për mbështetjen e reformës në drejtësi. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 83.8 miliardë lekë ose 4.7% e PBB. Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 40.9 miliardë lekë ose 2.3%  të PBB, për të përballuar çdo risk të mundshëm të rritjes së normave të interesit”, tha ndër të tjera ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Projektbuxheti i vitit 2020 është ende në fazën e diskutimit, pasi është pak ditë më parë është propozuar nga Ministria e Financave. Projektbuxheti do të diskutohet në komisonet parlamentare dhe më pas do të votohet në seancë plenare për të marrë dhe miratimin me dekret nga Presidenti i Republikës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment