LIVE UPDATES
Politike

Progres-raporti i KE, Balla: Shqiptarët meritojnë të ecin me hapin e rradhës, ky është momenti i së vërtetës, prioritet

8 Tetor 2020, 14:19 Nga DOSJA
Progres-raporti i KE, Balla: Shqiptarët meritojnë të ecin me

TIRANE– Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla gjatë mbledhjes që u zhvillua ditën e sotme ku u  prezantua “Raporti Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë” është shprehur se Shqipëria e sotme nuk është aspak njësoj me atë të 6 viteve më parë.

Balla shton më tej se plani i ri përfaqëson një qasje të re ekonomike ndaj procesit të zgjerimit, pasi për sa kohë do të ekzistojë një hendek i theksuar ekonomik midis vendeve tona dhe vendeve anëtare të BE-së, nuk mund të ekzistojë një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe social.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Vetëm dy javë më parë ishim mbledhur në këtë Këshill për të diskutuar mbi përparësitë e realizuara nga vendi ynë vis a vis Kapitullit 23 si dhe prezantuam Planin e Masave për përmbushjen e përparësive të lëna nga  Këshilli Evropian në mars të 2020. Ja ku jemi mbledhur sërish sot për të përcjellë një mesazh të qartë nga Bashkimi Evropian që përpjekjet e vendit tonë në këtë rrugëtim kompleks u vlerësuan, dhe Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të ecin me hapin e rradhës atë të mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Gjatë këtyre ditëve të gjithë kemi dëgjuar të përsëritet në vazhdimësi refreni që Shqipëria me demek nuk ka përparuar në asnjë prioritet të lënë nga Këshilli. Ky është momenti i së vërtetës, ku secili të gjejë veten në raportin 125 faqësh, ku e zeza mbi të bardhë renditen arritjet e vendit, jo vetëm në përparësitë e vendosur nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por sipas Komisionit hapa janë regjistruar në të gjithë Kapitujt që Shqipëria duhet të negociojë për anëtarësim të plotë në familjen evropiane.

Megjithatë të nderuar duhet t’ju rikujtoj kontekstin në të cilin vendi i është dashur të përparojë. Në këtë vit raportimi, vendi kaloi një tërmet shkatërrues, pasojat ekonomike dhe sociale të së cilës do të na përndjekin për vite; si dhe jemi në fazën që po vazhdojmë të përballemi me pasojat e pandemisë së COVID-19, e cila po gjunjëzon ekonomi shumë më të zhvilluara se kjo e jona.  Me këtë premise sigurisht çdo përparësi e realizuar nga Shqipëria merr një vlerë tjetër dhe dëshmon angazhimin e palëkundër të maxhorancës dhe të kësaj qeverie.

Nëse analizojmë arritjet e deritanishme dua që gjithsejcili prej nesh të rikthejë në vëmendjen e tij Shqipërinë e 6 viteve më parë kur Këshilli i Bashkimit Europian vendosi t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Ajo Shqipëri nuk ka kurrfarë ngjashmërie me Shqipërinë e sotme ku vendi pret mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me një nivel përgatitje më të lartë se kurrë më parë.  Dhe për këtë duhet të falenderojmë punën kostante të Komisionit dhe sigurisht delegacionit të BE-së në Shqipëri për mbështetjen e pakursyer për çuarjen përpara të axhendës së integrimit.

Megjithatë duhet të jemi të sinqertë me të gjithë qytetarët e këtij vendi të cilët pavarësisht mbështetjes në totalitet të këtij procesi, kërkojnë përmirësim të dukshëm në përditshmërinë e tyre. Dhe kjo është arsyeja themelore përse ne si maxhorancë do ta kemi gjithmonë prioritet mbi prioritetet avancimin në reforma sepse në fund të ditës përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Lajm i mirë për të gjithë rajonin ishte dhe “Plani i mbështetjes ekonomike dhe investimeve”, i cili këtë vit shoqëroi paketën e zgjerimit. Plani i ri përfaqëson një qasje të re ekonomike ndaj procesit të zgjerimit, pasi për sa kohë do të ekzistojë një hendek i theksuar ekonomik midis vendeve tona dhe vendeve anëtare të BE-së, nuk mund të ekzistojë një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe social. Ky plan ekonomik do të ketë një impakt pozitiv në shoqëritë tona i cili në pikëpamjen rajonale do të na ndihmojë të integrohemi më shumë mes veti, ndërsa së brendshmi  do ta bëjë procesin e anëtarësimit më të besueshëm dhe të prekshëm për qytetarët.

Për të mos u zgjatur në detaje të tjera dhe për t’i lënë kohën e mjaftueshme Ambasadorit Soreca për prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të Raportit të Komisionit për Shqipërinë, po e mbyll fjalën time duke falenderuar Ambasadorin që zgjodhi Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian për të prezantuar raportin vjetor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i integrimit 8 tetor 2020 progres raporti i ke-së taulant balla komisioni i integrimit 8 tetor 2020 progres raporti i ke-së taulant balla

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni