Politike

Programi për ripunësimin, Denaj sqaron 3 skemat dhe subvencionet përkatëse

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka zbuluar detaje nga programi i ripunësimit. Denaj sqaron se qeveria ka parashikuar 3 skema, të cilat do të kenë subvencionet përkatëse.
Featured image of article: Programi për ripunësimin, Denaj sqaron 3 skemat dhe subvencionet përkatëse Anila Denaj

TIRRANË -Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka zbardhur detaje nga programi i qeverisë për ripunësimin. Denaj është shprehur se Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Arsimit Profesional, do të bëjë përshtatshmërinë e kërkesave të punëmarrësve me ato të punëdhënësve dhe më pas do të bëhet subvencionimi sipas skemave.

Denaj ka sqaruar edhe subvencionet për skemat për punësimet 4 mujore, 8 mujore dhe 12 mujore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

AKMA ka databazën e personave që janë në kërkim të punës. Bën përshtatshmërinë e kërkesave të punëmarrësve me të punëdhënësve, dhe arrin të japë një subvëencion sipas kategorive të skemave. Ne synojmë një punësim afatgjat, biznesi duhet të shkojë drejt ketyre punësimeve. Brenda mundësive që kanë por në skemë për një punësim sezonal. Për një punësim 4 mujor do të subvencionohen 2 muaj paga minimale, skema e dytë për punësim 8 mujor do të subvencionojë 4 paga minimale, skema e tretë do të ketë subvencion kontribnutesh, si të punëdhënist dhe punëmarrësit për 12 muaj. Kjo skemë do të nxisë punësimin e informalëve”, u shpreh Denaj.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment