Bota

Programi Pegasus, shtetet duhet të shtërngojnë masat për eksportimin e armëve kibernetike nga Izraeli

The Guardian shkruan se kjo gjë erdhi sepse presidenti francez, Emmanuel Macron, thirri një takim emergjent të sigurisë kibernetike pasi raportet e telefonit të tij celular dhe të ministrave të qeverisë u shfaqën në listën e përgjuar.
Featured image of article: Programi Pegasus, shtetet duhet të shtërngojnë masat për eksportimin e armëve kibernetike nga Izraeli NSO

IZRAEL- Rregullat për eksportimin e amrëve kibernetike nga Izraeli duhet që të shtrëngohen ka thënë një deputet, pas ngjarjeve që ndodhën në me programin e përgjimit nga NSO, Pegasus . The Guardian shkruan se kjo gjë erdhi sepse presidenti francez, Emmanuel Macron, thirri një takim emergjent të sigurisë kibernetike pasi raportet e telefonit të tij celular dhe të ministrave të qeverisë u shfaqën në listën e përgjuar. Një zyrtar në Pallatin Elysee të Macron tha që numrat e telefonit dhe telefoni i presidentit ishte ndryshuar.

NSO ka thënë që Macron nuk ishte një “shënjestër” e asnjë prej klientëve të saj, që do të thotë se kompania mohon se ai u zgjodh për përgjim duke përdorur spyware-in e saj. Ndërkohë që kancelarja gjermane, Angela Merkel, ngriti zërin e saj në polemikat e përshkallëzuara të Enjten, duke u thënë gazetarëve në Berlin se spyware të tilla si NSO duhet t’u mohohen vendeve ku nuk kishte mbikëqyrje gjyqësore.

E pyetur nëse pendohej që teknologjia e shitur nga NSO Group kishte ndihmuar në minimin e lirisë së shprehjes në vendet e qeverisura nga regjime autokratike, Merkel tha: “Unë besoj se është e rëndësishme që softueri i zhvilluar për situata të caktuara të mos bjerë në duar të gabuara. Duhet të ketë kushte kufizuese dhe një softuer i tillë nuk duhet të shitet në vendet ku mbikëqyrja gjyqësore mbi sulme të tilla nuk mund të garantohet “.

Në Izrael perspektiva e kontrolleve më të forta në eksportin e spyware si Pegasus u ngrit nga Ram Ben-Barak, kreu i komitetit të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes së parlamentit – dhe një ish-nënkryetar i agjencisë së spiunimit Mossad.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne sigurisht që duhet të shikojmë përsëri në këtë temë të tërë të licencave të dhëna nga DECA [Agjencia e Kontrollit të Eksporteve të Mbrojtjes së Izraelit]. Kur ata të përfundojnë rishikimin e tyre, ne do të kërkojmë të shohim rezultatet dhe të vlerësojmë nëse duhet të bëjmë korrigjime,” tha ai.

DECA është brenda ministrisë së mbrojtjes së Izraelit dhe mbikëqyr eksportet e OST. Ministria dhe kompania kanë thënë që Pegasus është menduar të përdoret për të ndjekur vetëm terroristë dhe kriminelë dhe se të gjithë klientët e saj janë qeveri të verifikuara.

Keqpërdorimi i pretenduar ka nxitur pyetje brenda koalicionit të Naftali Bennett, një prej anëtarëve të së cilës, partia liberale Meretz, pyeti ministrin e mbrojtjes, Benny Gantz, në lidhje me eksportet e NSO në një takim të enjten. Gantz theksoi rëndësinë e përkrahjes së të drejtave të njeriut brenda kornizës së shitjeve të armëve.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment