LIVE UPDATES
Politike

Programi i Partisë Demokratike për bujqësinë/ Basha: Do të mbështesim fort ekonominë e fermerëve dhe sipërmarrësve!

12 Shkurt 2021, 11:15 Nga DOSJA
Programi i Partisë Demokratike për bujqësinë/ Basha: Do

TIRANË– Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme programin për bujqësinë. Kryetari i Partisë, Lulzim Basha në fjalën e tij tha se planet që ka për bujqëinë janë konkrete dhe jo premtime boshe. Kryedemokrati tha se gjatë 8 viteve të qeverisë Rama iu është kthyer kurrizi fermerëve.

Basha tha se “Shqipëria Fiton Bujqësinë” është një plan serioz pune, mbi të cilin ka punuar për 2 vite me radhë me specialistët më të mirë të vendit si dhe ka diskutuar me fermerët, të vjetër e të rinj, nga jugu në veri, që i kanë thënë se si mund dhe si duhet t’i ndihmojë qeveria.


Kryedemokrati shtoi se objektivi i PD-së është t’i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale të vendit, nga të harruara e tërësisht të braktisura nga qeveria aktuale, në faktorë zhvillimi. T’i kthejë ato në mundësi që ofrojnë punësim, mirëqenie dhe standarde më të larta jetese e se këtë do ta arrijë duke mbështetur ekonominë e fermerëve dhe sipërmarrësve të këtij sektori, dhe cilësinë e shërbimeve për ta dhe familjet e tyre, siç janë arsimi dhe shëndetësia.

FJALA E LULZIM BASHËS:

Të nderuar profesor, doktor të shkencave, ekspertë, anëtar të grupit të punës që ndodheni sot në sallë. Qindra të tjerë që na keni mbështetur më shumë se dy viteve punë, dua t’ju përshëndes të ghithëve dhe t’ju falenderojë që po na ndiqni dhe jeni sot me ne fizikisht apo virtualisht.Dua ta nis me një pyetje:Si ka mundësi që gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij, Edi Rama u ka kthyer kurrizin fermerëve. Burrave dhe grave që punojnë dhe jetojnë me bujqësi në Shqipëri?Përfitojnë vetëm një grusht njerëzish që janë të lidhur me të, të gjithë të tjerët janë lënë në harresë 8 vite pa asnjë mbështetje.
Siç e di çdokush, bujqësia mbetet ndër sektorët më jetik të vendit tonë!Javët e fundit ju kam prezantuar plane pune që do ta ndryshojnë Shqipërinë për mirë, që nga çasti që do të largojmë Ramën.E kam thënë çdo herë dhe po jua përsëris edhe sot:Këto janë plane konkrete. Janë angazhime ndaj jush.Nuk janë premtime boshe. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me premtimet boshe.Siç ju kam thënë në prezantimet e planeve tona të punës, ne nuk na duhet pushteti, nëse nuk i realizojmë angazhimet e marra. Pushteti është vetëm mjeti ynë për të arritur qëllimin e përbashkët: Një Shqipëri më të mirë për të gjithë.Prandaj “Shqipëria Fiton Bujqësinë” është një plan serioz pune, mbi të cilin kemi punuar për 2 vite me radhë me specialistët më të mirë të vendit!Kemi folur dhe diskutuar me fermerët, të vjetër e të rinj, nga jugu në veri, që na kanë thënë se si mund dhe si duhet t’i ndihmojë qeveria.I kam takuar fermerët kudo nëpër Shqipëri, nga Myzeqeja në Devoll, nga Malësia e Madhe dhe Nën-Shkodra në Xarrë.Më kanë treguar se si qeveria në ikje i ka lënë pas dore, se si nuk subvencionohet puna e tyre në bujqësi, se si i ka dëmtuar mbjellja e kanabisit në të gjithë vendin, se sa i madh është korrupsioni me investimet publike në zonat rurale, se si janë mbyllur e vazhdojnë të mbyllen shërbimet elementare për banorët në fshatra, siç janë shkollat, qendrat shëndetësore dhe të tjera.Të gjitha këto bashkë e kanë bërë më të vështirë, më rraskapitëse dhe më të shtrenjtë jetën e fermerit shqiptar.Shumëkush është shtyrë të mendojmë: “Kështu e kanë këto punë, s’ka si të jetë ndryshe. Por në fakt mund dhe do të jetë krejt ndryshe.Dhe kjo varet vetëm nga ne.
Objektivi ynë është t’i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale të vendit, nga të harruara e tërësisht të braktisura nga qeveria aktuale, në faktorë zhvillimi.T’i kthejmë ato në mundësi që ofrojnë punësim, mirëqenie dhe standarde më të larta jetese.Këtë do ta arrijmë duke mbështetur ekonominë e fermerëve dhe sipërmarrësve të këtij sektori, dhe cilësinë e shërbimeve për ta dhe familjet e tyre, siç janë arsimi dhe shëndetësia.
Ne do t’i japim fund një paradoksi të thellë makroekonomik dhe social, i cili fatkeqësisht mbizotëron prej një kohe të gjatë. Shqipëria, me kushtet ideale të klimës, me resurse kaq të mëdha natyrore për prodhimin e mjaftueshëm të produkteve ushqimore, ka shkallën më të ulët të plotësimit te nevojave të tregut të brendshëm dhe importon afërsisht 1 miliard euro produkte ushqimore çdo vit, për konsum dhe për lëndë të parë për industrinë agropërpunuese.Me përkushtim për fermerët shqiptarë, ju prezantoj sot disa nga angazhimet e planit tonë të punës “Shqipëria Fiton Bujqësinë”.
Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë Euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë Euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian.Mbështetja direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori, do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqesore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat, fidanet, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimeve etj.Si rezultat, njësoj si fremerët e vendeve fqinjë, nga Kosova në Maqedoninë e Veriut fermeri shqiptarë nuk do të rropatet më për bukën e gojës apo edhe më keq të zhytet në borxh me çdo cikël kultivimi dhe prodhimi të pashitur, apo të shitur nën kosto.Fermeri shqiptarë do të arrijë të shesë prodhimin e tij dhe të të dalë me fitim, me para në xhepin e tij, para për vete dhe për familjen e tij. Ne do t’i transformojmë fermat shqiptare në biznese fitimprurëse!Asnjë fermer, bujk apo blegtor, akuakulturë apo bletari, nuk do të mbetet pa mbështetje.Ne do të zhbëjmë burokracinë korruptive dhge frenuese dhe do t’ju mundësojmë të gjithë fermerëve që të kenë lehtësi në punën e tyre, pa ua zhytur dorën thellë e më thellë në xhep për t’iu marrë edhe qindarkat e fundit. E përsëris zotimin tim, angazhimin që do ta bëjmë realitet menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.I vetmi dokument me te cilin fermeri do te paraqitet për të perfituar mbeshtetje finanaciare, do te jete karta e identitetit, numri unik i të cilës do të shërbejë edhe si NIPT-i i fermerit.Taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët që e punojnë tokën e tyre.Unë angazhohem për aksesin e plotë e të lirë në tregje, çmontim monopleve të tregjeve dhe heqjen e çdo pengese që fermeri të arrijë ta çojë prodhimin në treg. Pa gjoba dhe pengesatë shpikura për t’ju rrjepur qindarkën e fundit.Do të fuqizojmë aksesin në tregjet e huaja, duke ngritur Agjencinë e Promovimit të Eksporteve Shqiptare. Asnje kilogram prodhim i pashitur, i dëmtuar, apo i hedhur nga fermerët”. mbështetje e fermerëve për promovimin, marketingun, identifikimi i tregjeve dhe kërkesave për eksport, mbështetja për implementimin e standardeve të cilesisë dhe sigurisë, do të garantojnë tregun për çdo prodhues dhe çdo përpunues vendas.“Shqiptarët do të blejnë në treg ushqime plotësisht të sigurta”. Motoja jonë do të jetë: “Produkt i kontrolluar dhe i sigurtë për konsumatorin, treg i sigurtëpër çdo shqiptarë”.Ne do t’i kthejmë Shqipërisë besimin te zhvillimi rural dhe te bujqësia!Duke luftuar emigrimin dhe shpopullimin e fshatit shqiptar.Për këtë qëllim ne do të mbështesim me përparësi dhe vëmendje të veçantë fermat dhe sipërmarrjet e krijuara nga të rinjtë e diplomuar në arsimin e mesëm profesional dhe atij të lartë në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit”.Duke nxitur mbi të gjitha të rinjtë për të investuar në fshat përmes granteve dhe përfitimeve fiskale.
Duke ofruar më shumë bursa dhe arsim profesional për sektorin. Duke investuar në arsim, shëndet dhe infrastukturë rrugore në çdo fshat, që çdo familje shqiptare ta ngrejë të ardhmen e saj aty ku jeton.Ky është plani ynë.Ne besojmë tek ai dhe unë jam i bindur për zbatueshmërinë e tij.Përmirësimi i jetës së fermerëve, sjell përmirësimin e jetës për ne të gjithë; për konsumatorët, për ekonominë shqiptare, për të ardhmen e Shqipërisë.
Plani që po ju prezantojmë sot nuk është thjesht angazhimi ynë ndaj jush, fermerëve shqiptarë.Është angazhimi im ndaj vendit tonë.Është saktësisht ajo që do të bëjmë realitet.Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të sjellim ndryshim dhe shpresë përçdo shqiptarë.Ju falemnderit!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha programi i pd per bujqesine lulzim basha programi i pd per bujqesine

Sondazh

Poll

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!