LIVE UPDATES
Politike

Programi i LSI-së për Durrësin/ Drejtuesja e Qarkut, Guri: Kemi parashikuar krijimin e zonave të lira ekonomike me ngarkesë

31 Janar 2021, 09:45 Nga DOSJA
Programi i LSI-së për Durrësin/ Drejtuesja e Qarkut, Guri: Kemi

DURRËS– Partia Socialiste për Integrim ka prezantuar ditën e sotme platormën e saj për qytetin e Durrësit. Fjalën e mori drejtuesja e qarkut Elona Guri. Në fjalën e saj ajo u shpreh se në portin më të madh në Shqipëri, bëhen ‘të pabërat më të mëdha’ në kurriz të vrendit.

Ndër të tjera ajo bëri të ditur se në platformën politike të LSI-së, është parashikuar Krijimin e Zonave të Lira ekonomike me ngarkesë fiskale dhe taksa 0, si dhe ndërtimin për Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2.

Guri u shpreh se duhet çliruar ekonomia nga monopolet që grupet e interesit kanë krijuar.

‘Duhet ta kthejmë Shqipërinë në Shtëpinë e Investimeve, që investitorët e huaj me potencial të mos shohin drejt Maqedonisë, Serbisë apo vendeve të tjera në rajon, por le të vijnë në Durrës, të punojnë me durrsakët, të krijojnë vende pune në Shqipëri dhe të rritemi sëbashku.’- u shpreh ajo.

FJALA E PLOTË:

Përshëndetje të gjithëve,

Kam kënaqësinë të deklaroj të hapur këtë tryezë pune, ku sëbashku me Forumin Ekonomik të Durrësit, do të prezantojmë me detaje për publikun, vizionin e LSI-së për ndryshimin dhe transformimin rrënjësor ekonomik dhe social të Durrësit.

Sëbashku me burimet njerëzore pranë LSI Durrës, profesionistë të fushave të ndryshme është zhvilluar një punë intensive për një periudhë të gjatë kohe, duke marrë në analizë problemet strukturore të ekonomisë, në nivel qyteti dhe qarku Durrës.

Pas konsultimeve me qytetarë, sipërmarrës, akademikë, anëtarë të botës së biznesit dhe aktorë të ekonomisë së vendit është arritur në hartimin e zgjidhjeve konkrete që do të çlirojnë ekonominë në funksion të qytetarëve.

Shqipëria sot, po vuan prej Rilindjes. Si çdo qytetar i vendit edhe qytetarët e Durrësit vuajnë papunësinë, vuajnë ekonomikisht sepse nuk përballojnë dot koston e jetesës, vuajnë për të mbajtur gjallë biznesin prej taksave të larta, kostove të shtuara dhe armiqësisë së qeverisjes aktuale ndaj qytetarëve të ndershëm.

Jeta ekonomike e qytetit, dominohet nga interesat korruptive të lidhjes mes politikës dhe bandave. Kjo, ka sjellë varfëri tek çdo familje durrsake. Ka sjellë shpopullim, ka sjellë humbje shprese.

Në portin më të madh në Shqipëri, bëhen ‘të pabërat më të mëdha’ në kurriz të vrendit. Kur e kundërta duhet të ishte e vërtetë.

Edhe përpara tërmetit dhe pandemisë, jeta në Durrës ishte në krizë. Një jetë pa perspektivë, e mbushur me vështirësi dhe pengesa për rininë, për gratë, për investitorët dhe sipërmarrësit.

Projektin e rindërtimit, ne e kemi parë nga afër edhe me kryetaren e LSI-së në takime me qytetarët, ai po përdoret për demagogji, sepse beton ka për projektet e pastrimit të parave dhe jo për ndërtimin e shtëpive të durrsakëve.
E ndërsa rindërtimi është demagogji, vaksinimi është elegji. Fjalë në ajër, zero mbështetje nga qeveria.

Kjo merr fund në 25 Prill.

Ne kemi marrë angazhimin, t’ia kthejmë Durrësin qytetarëve të zakonshëm. Durrsakëve të ndershëm që paguajnë taksa dhe nuk marrin shërbim, që nisin fëmijët në shkollë por s’marrin arsim, që kanë dëshirë të jetojnë këtu, por s’marrin perspektivë zhvillimi nga shteti.

T’ua kthejmë, atyre mijëra njerëzve që kam takuar në këto muaj, të cilët, inatin me padrejtësitë që përballen duan dhe duhet ta kthejnë në forcë ndryshimi, që Durrësi të jetë shtëpia e tyre dhe jo shtëpia e mafias dhe e krimit.

Për këtë arsye, në platformën politike të LSI-së, kur kemi parashikuar Krijimin e Zonave të Lira ekonomike me ngarkesë fiskale dhe taksa 0, kemi shprehur vullnetin për ta filluar me Durrësin, duke ndërtuar Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2.

Ekonomia e Durrësit është sot e mbajtur peng, në duart e 3-4 individëve, të cilët përfitojnë çdo gjë duke lënë shumë pak për njerëzit. Që kjo të ndryshojë, pra që njerëzit të fitojnë, secili të marrë atë që i takon, ne duhet ta çlirojmë ekonominë nga monopolet që grupet e interesit kanë krijuar.

Ne duhet jo vetëm të nxisim investimet vendase, por duhet të tërheqim investime që krijojnë punësim dhe rritje ekonomike. Duhet ta kthejmë Shqipërinë në Shtëpinë e Investimeve, që investitorët e huaj me potencial të mos shohin drejt Maqedonisë, Serbisë apo vendeve të tjera në rajon, por le të vijnë në Durrës, të punojnë me durrsakët, të krijojnë vende pune në Shqipëri dhe të rritemi sëbashku.

Zonat e Lira Ekonomike, sipas modelit tonë do t’ua mundësojnë atyre këtë gjë, duke mënjanuar çdo pengese që aktualisht i ka ngritur Rilindja investitorëve të huaj për të ardhur në Shqipëri.

Ndërsa Rama nuk i do investitorët e huaj, që ekonomia shqiptare të jetë monopol i oligarkëve, me ndryshimin që vjen, ekonomia kthehet në shërbim të të gjithëve.

Pozicioni gjeografik, Porti i Durrësit, lidhja infrastrukturore, afërsia me aereoportin dhe lidhja tokësore me Kosovën dhe rajonin, sëbashku me burimet njerëzore profesionale që jetojnë në Durrës, tregojnë më së miri për potencialin e zhvillimit.

Potencial, të cilit i ka mungur deri më sot, vullneti nga politika që ta vendosë Durrësin në shërbim të punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve të tij.

Ndërsa i gjithë programi i LSI ka synim kryesor PUNËSIMIN E QYTETARËVE, ky projekt specifikisht e kthen Durrësin në motor të punësimit masiv dhe të mirëpaguar.

LSI vjen me plane të qarta për zhvillimin e Durrësit dhe tani Z. Eno Karapici, do të prezantojë në detaje njërin prej tyre, projektin e Zonave të Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elona guri lsi programi i lsi ne durres elona guri lsi programi i lsi ne durres

Sondazh

Poll
Politike 30 Janar 2021, 21:42

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndryshojë pas 12 vitesh rregullat e sigurisë për zgjedhjet parlamentare. Gazetari Adriatik Do&c...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni