Politike

Programi i LSI-së për Bujqësinë, Kryemadhi: Do të hapim qindra vende pune, shqiptarët do të hanë më mirë dhe më lirë

VIDEO
Nëpërmjet një video të publikuar në 'Facebook', Kryemadhi shprehet se shqiptarët janë në kufinjtë e mbijetesës ndërsa premton se LSI do të hapë qindra vende pune. 
Featured image of article: Programi i LSI-së për Bujqësinë, Kryemadhi: Do të hapim qindra vende pune, shqiptarët do të hanë më mirë dhe më lirë Monika Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka prezantuar për qytetarët programin e bujqësisë së partisë. Nëpërmjet një video të publikuar në ‘Facebook’, Kryemadhi shprehet se shqiptarët janë në kufinjtë e mbijetesës ndërsa premton se LSI do të hapë qindra vende pune.

Kryemadhi tha se do të mbrojnë prodhimin vendas, që shqiptarët të hanë më mirë e më lirë.


Monika Kryemadhi: Gjysma e shqiptareve jetojme me bujqesi. Shume prej tyre jane ne kufinjte e mbijeteses. Nderkohe qe shqiptaret shpenzojne rreth 80 % te te ardhurave te tyre per ushqim. Nderkohe qe sigurojne me prodhimin vendas rreth 30 % te nevojave per ushqime.

Me planin tone, kjo situate do te ndryshoje.

Fermeret shqiptare do te mbeshteten drejtperdrejte per te rritur prodhimin. Rreth 200 milione Euro ne vit do te investohen per fermeret per te ulur kostot e imputeve bujqesore dhe naftes, do te mbeshteten per njesi prodhimi. Mbeshtetje direkte do te kete per cdo te imet apo gjedh te lindur dhe te therur, per cdo zog dhe shpend per mish, qe shqiptaret te ushqehen me prodhimet Made in Albania, e jo t’i ushqeje bota.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do te vendosim TVSH ) % ne gjithe zinxhirin e prodhimit dhe do te mbrojme prodhimin vendas, qe shqiptaret te hane me mire e me lire.

Do te mbeshtesim industrine ushqimore dhe do te hapim qindra vende pune.

Ne e mbajme fjalen!

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment