Rajoni

Përfundon takimi i kabinetit të Kurtit, përmbyllet programi qeverisës 2020-2023

ë një reagim për mediat zëvendës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur  nga çështjet që u diskutuan dhe që u morën aty.
Featured image of article: Përfundon takimi i kabinetit të Kurtit, përmbyllet programi qeverisës 2020-2023 Qeveria e Albin Kurtit

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur sot kabinetin e qeverisë dhe është diskutuar për programin qeverisës. Në një reagim për mediat zëvendës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur  nga çështjet që u diskutuan dhe që u morën aty.

Sot në Sharr, në takim pune të Qeverisë, definuam tri çështje: Përmbyllëm Programin Qeverisës 2020- 2023, që është program ambicioz por realist, Diskutuam problemet që kemi gjetur në secilën ministri, që janë shqetësuese dhe në shumicën e rasteve me pasoja financiare për shtetin dhe për qytetaret dhe U dakorduam për masat e menjëhershme që duhet të ndërmarrim”, ka thënë Hoti në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kurti prej pak javësh në në krye të qeverisë së Kosovës në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Vendimet e para të Kurtit ishin reduktimi i stafeve dhe pagave për zyrtarët e lartë. Pak ditë më parë njoftoi dhe heqjen pjesore të taksës me Serbinë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment