LIVE UPDATES
Bota

Profil/ Kush janë kandidatët e mundshëm për kryetar të LDK-së

23 Shkurt 2021, 17:45 Nga DOSJA
Profil/ Kush janë kandidatët e mundshëm për kryetar të

Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht udhëhiqet nga një kryetar dhe kryesi në dorëheqje. Pas rezultatit më të dobët në historinë e këtij subjekti politik, një ditë pas zgjedhjeve, Isa Mustafa dha dorëheqje nga pozita e kryetarit, ndërsa nënkryetari i këtij subjekti politik, Lutfi Haziri, tha se ka dhënë dorëheqje gjithë kryesia.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Quni, qe i pari që e shpalli kandidaturën për ta pasuar Mustafën në krye të partisë më të vjetër në vend. Të premtën në Pressing të T7 Quni tha se është njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Këtë tha se ua ka bërë të ditur edhe bashkëpartiakëve në mbledhjen e Kryesisë një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ku Isa Mustafa i kishte njoftuar ata se s’do të jetë më kryetar, duke marrë një pjesë të përgjegjësisë për humbjen.

Ndër emrat tjerë që po përfliten si kandidatë të mundshëm për kryetar janë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku. Për të katër zyrtarët e LDK-së, Express ju sjell nga një profil të shkurtër.

Anton Quni

Quni ishte ministër i Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë që e udhëhoqi Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti në koalicion me LDK-në dhe në Qeverinë pasuese që e udhëhoqi Avdullah Hoti.

I lindur më 09.06.1967 në qytetin e Gjakovës, Anton Quni e ka kryer Akademinë Ushtarake në Kroaci, derisa pos gjuhës amtare, e flet edhe gjuhën angleze e serbo-kroate.

Pas përfundimit të studimeve në Kroaci, ai ishte angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke marrë pjesë në atë që njihet si njëra nga betejat me të mëdha, “Beteja e Kosharës”.

Pas përfundimit të luftës, Quni ishte angazhuar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), e më vonë edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, pas transformimit të saj në vitin 2008.

Pas kësaj Quni e kishte lënë ushtrinë për ta vazhduar karrierën politike aktivisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke garuar në zgjedhje për postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Ai e kishte marrë besimin e qytetarëve në disa palë zgjedhje parlamentare duke përfaqësuar votuesit e tij në organin më të lartë ligjvënës të shtetit.

Herën e parë kur kishte garuar në listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës deputetë, i kishte marrë 11 mijë e 851 vota.

Votën e qytetarëve, Quni e kishte kërkuar sërish në vitin 2014, ku e kishte rritur mbështetjen ndaj tij. Votat për të ishin dyfishuar. Në ato zgjedhje, Quni kishte marrë 24 mijë e 317 vota.

Mandatin e tretë Quni e kishte fituar edhe në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017, pas prishjes së koalicionit PDK-LDK. Në ato zgjedhje Quni kishte marrë 28 mijë 623 vota.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Anton Quni doli edhe më i votuar se sa në tri mandatet e kaluara. Ai mori 31 mijë e 731 vota.

Lutfi Haziri

Paraprakisht, shkollën fillore dhe gjimnazin e kishte kryer në Gjilan, ndërsa ndërsa studimet në seksionin e Biologjisë në fakultetin e SHMN në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 1990, ishte anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës dhe udhëheqës i një varg funksionesh në kuadër të strukturave paralele të kohës.

Në mars të vitit 1990, Haziri u zgjodh kryetar i Degës së Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në këtë funksion qëndroi deri në vitin 1997. Në atë vit, ai u zgjodh zëvendëskryetar i Degës së LDK-së në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në Prishtinë. Haziri i kreu që të dyja këto funksione deri në vitin 2000.

Në nëntor të vitit 1998, Haziri ishte arrestuar dhe ishte burgosur nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Karadakut të Gjilanit.

Në gusht të vitit vitin 1999, pas lirimit nga burgu, u zgjodh zëvendëskryetar i Komunës së Gjilanit, ndërsa në nëntor të vitit 2000, ai u zgjodh kryetar i po të njëjtës komunë, ku qëndroi deri në dhjetor të vitit 2004.

Në qershor të vitit 2001, Haziri u zgjodh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Në këtë funksion, u zgjodh edhe udhëheqës i delegacionit të komunave të Kosovës në Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Regjional në Strasbourg (Këshilli i Europës).

Në dhjetor të vitit 2004, Haziri u zgjodh ministër i parë për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës. Po në vitin 2004, Haziri u zgjodh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë viteve 2005-2005, Haziri ka qenë pjesë e grupit politik në Bisedimet e Vjenës. Prej 8 marsit, për një periudhë dyvjeçare, 2006-2008, ishte edhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Haziri ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Në legjislaturën 2008-2010, ai ishte shef i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvend.

Më 2010, ishte rizgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Europiane dhe bashkëkryesues i Task Forcës për integrime, pozita këto që i mbajti deri në dhjetor të vitit 2013, kur u rizgjodh kryetar i Komunës së Gjilanit. Në këtë pozitë u rikonfirmua në zgjedhjet lokale në dhjetor të vitit 2017.

Aktualisht është nënkryetar në dorëheqje i LDK-së dhe kryetar i degës së kësaj partie në Gjilan.

Kujtim Shala

Shala është poet lirik, studiues letrar e profesor i letërsisë. U lind më 28 shkurt 1974, në Loxhë të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje (1988), ndërsa gjimnazin në Pejë (1992). Studimet për Letërsi Shqipe i ka kryer në Universitetin e Prishtinës: studimet themelore (1996), studimet postdiplomike e magjistraturën (2001); doktoranturën (2002). Ka bërë studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, në fushën e teorive letrare (2004-2005). Është i specializuar në letërsi moderne, teori e forma letrare dhe në estetikë.

Karrierën në Universitetin e Prishtinës e ka nisur si asistent (2002), ka vijuar si profesor asistent (2006) e pastaj si profesor i asocuar (2011), për t’u zgjedhur profesor i rregullt në vitin 2016.

Gjatë këtyre viteve, Shala ka ligjëruar në shkallën e studimeve Bachelor, Master dhe në Shkollën doktorate lëndë të letërsisë shqipe e të fushës teorike.

Po ashtu, ka ligjëruar Letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës (2010-2011). Ka redaktuar revistën e kulturës Fjala (2004-2005) dhe revistën letrare Verbi (2008-2009). Ai ka fituar Çmimin Kombëtar për Letërsi “Azem Shkreli”, si dhe çmime të tjera letrare në Kosovë e jashtë saj.

Në vitet 2000-2002, Kujtim Shala ka qenë drejtues i Sektorit të Bibliotekave dhe të Publikimeve të Departamentit të Kulturës të Kosovës. Ndërsa, nga viti 2003 ka qenë pjesë e Grupit të Ekspertëve për reformimin e Planprogrameve të letërsisë.

Më 2014, si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e me votë të drejtpërdrejtë popullore, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Ka qenë zëvendës­kryeministër dhe ministër i Kulturës i Kosovës. Ishte deputet në disa legjislatura të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i këtij institucioni.

Shala është korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në këtë pozitë është zgjedhur në dhjetor të vitit 2016.

Ai ka 36 vepra të botuara dhe rreth 50 punime shkencore.

Lumir Abdixhiku

Abdixhiku ka lindur më 22 prill 1983. Studimet universitare i kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2006 kishte marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë së Madhe, në fushën e Moralit fiskal.

Në vitin 2013, ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vitesh hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit.

Abdixhiku gjithashtu ka qenë drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ai i ishte bashkuar këtij instituti në vitin 2005 dhe që nga atëherë ka qenë i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit – në Kosovë dhe jashtë saj.

Për një kohë, Abdixhiku shkruante nga një kolumne të rregullt javore, në gazetën ditore “Koha Ditore”.

Në vitin 2017, Abdixhiku iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në dy palë zgjedhje të mbajtura, ai u zgjodh dy herë deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa këtë e ka arritur edhe në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit.

Në angazhimin e tij parlamentar, Abdixhiku kishte qenë edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Marrë nga Gazeta Express

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora doreheqja e mustafes doreheqja e mustafes

Sondazh

Poll
Bota 23 Shkurt 2021, 17:42

PE-ja voton raportin për Kosovën

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, të martën u votua për amendamentet e shumta në raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von C...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën