LIVE UPDATES
Aktualitet

PROFIL/ Kush është i vrari në Shkodër, 32-vjeçari i përfshirë në “Bandën e Fajdexhinjve”, Endri Mustafa i dënuar p

17 Maj 2021, 08:01 Nga DOSJA
PROFIL/ Kush është i vrari në Shkodër, 32-vjeçari i

SHKODËR- Endri Mustafa, personi që u gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme në zonën e Livadheve në Shkodër është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai është dënuar më herët për plagosje që në moshën 20-vjeçare ndërsa më pas ka qenë i përfshirë në bandën e Fajdexhinjve dhe në vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër.

Por cila është e shkuara e Endri Mustafës? Djali që e nisi “karrierën” e rrugës që në moshën 20-vjeçare

Në vitin 2009, Endri Mustafa, asokohe vetëm 20 vjeç ka plagosur me armë zjarri një moshatar dhe është larguar nga vendngjarja. Asokohe kanë qenë shokët e tij të cilët i kanë fshehur armën e tij të zjarrit nëpër male. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 dhjetor 2009. Ai u dënua për plagosjen e moshatarit të tij A.Muslia, të cilin e qëlloi me një plumb në zonën e kofshës.

Në 2014, Endri Mustafa plagos Ylli Lisajn

Muaji dhjetor është një muaj i keq për Endri Mustafajn, që ka plagosur me armë zjarri asokohe 31-vjeçarin Ylli Lisaj. Pas plagosjes, Endri Mustafa ia doli të largohej duke shpëtuar falë errësire dhe njohjes së zonës.

Plagosja e 2 të rinjve në Shkodër zbuloi arsenalin e armëve…dhe lidhjen e Mustafës me dy vëllezërit e vrarë Brahim dhe Astrit Bilali. Më konkretisht më 7 qershor, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar 2 shtetas me iniciale:
-E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër
-G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kjo ngjarje, policia asokohe zbuloi se 27-vjeçari i plagosur ishte vënë nën kërcënimin e disa personave të cilit i kishin marrë 1.5 milion lekë të vjetra dhe një iphone. Në këtë moment u arrestuan 4 persona, mes tyre Endri Mustafa. Por ku hyjnë këtu dy vëllezërit Bilali?

Një person u shpall në kërkim nga policia si pjesë e grupit që kishte kërcënuar E.Gj., dhe ai ishte djali i Astrit Bilalit, i vrarë në prill të 2019. Djali i Astrit Bilalit u shpall në kërkim ndërsa i ati bashkë me të vëllain, Brahim Bilali u arrestuan pasi në shtëpitë e tyre, policia gjeti një arsenal të vërtetë armësh… Por historia e Endri Mustafës nuk mbaroi këtu.

Njoftimi i policisë për arrestimin e 2017-ës: 

Nga veprimet proceduriale rezultoi se shtetasit me iniciale E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon i-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMË X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.

Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Livadhet”, ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër ku si rezultat i operacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
– Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.
– S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.
– Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).

si dhe u bë shpallja në kërkim e shtesasit A.B, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2 gëzhoja model 54 dhe 1 predhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 6 automjete të ndryshme (në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë u gjetën)
– 2 antiplumba
– 305 copë fishekë model 56
– 5 krehëra armë zjarri automatikë
– 2 krehëra pistoletë TT
– 5 skafandra motorri
– 4 maska dhe 4 (katër) kapuçë me ngjyrë të zezë
– 7 copë fishekë model 54
– 3 gëzhoja model 54
– rroba me mbetje si njolla gjaku,
– 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i shtetasit të shpallur në kërkim), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale :

– 1 armë gjahu çifte
– 1 pistoletë me mulli pa numër
– 1 armë gjahu shotgan
– 1 thikë dhe 25 copë fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Gjithashtu në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale:

– 3 arme zjarri kallashnikov,
– 1 silenciator me ngjyrë të zezë.
– 1 armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator , pa numër
– 2 krehëra pistoletë TT dhe 3 krehëra me fishekë automatiku.
– 7 kallepë tritoli 200 gram
– 1 kuti me kallepë tritoli,
– 10 kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12 kapsolla detonatore pa përcjellësa ,
– 23 fishekë armë gjahu kalibri 12 mm ,
– 190 fishekë model 56 kalibri 7.62 mm . Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Përfshirja në bandën e fajdexhinjve dhe miqësia e Endri Mustafës me djalin e ish-perfektit Paulin Radovani

Operacioni u zhvillua më 14 mars 2019, kur RENEA, FNSH dhe Shqiponja arrestuan 22 persona në akuzën e gjobëvënies, ndërsa në kërkim u shpall djali i Berhan Alijas, Jonuz Alija dhe viktima e sotme, Endri Mustafa. Ata jepnin para me fajde dhe në një nga përgjimet, djali i Alisë i thoshte personit që i kishte marrë 74 mijë euro  “mos harro borxhin e babës”. Hetimi për bandën e fajdexhinjve u mbyll dhe përpara se të gjendej nga Policia, Endri Mustafa u gjet nga vrasësit e tij. I apasionuar pas hipizmit dhe lojërave me kuaj, ai sot është vrarë dhe ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e vrasjes së tij.

(F.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vritet endri mustafa vritet endri mustafa

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni