Kush vrau kë? Dëshmitë e plota të Dumanit e Hoxhajt, PAGESAT dhe SHËNJESTRAT. Ndihma nga 'shteti'
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe të shumëkërkuarit TIRANË- Bashkëpunuan në krime e tashmë po bëjnë të nj...
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe të shumëkërkuarit TIRANË- Bashkëpunuan në krime e tashmë po bëjnë të nj...
Foto Ilustruese SHBA- Shqipëria ka porosiur raketa antitank Javelin. Lajmi është bërë i ditur nga kompania amerikane Lockhead Mart...
Foto Ilustruese TIRANË- Këshilli i Evropës i ka vënë pikat mbi ‘i’ raportit për Shqipërinë! Pikat m&eum...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bërë me dije detaje të tjera lidhur m...
TIRANË- Dosja.al sjell profilin e plotë të Elvis Gaçajt, njërit prej anëtarëve më të rëndësishëm të Klanit Duka që u arrestua sot në Durrës, teksa po tentonte t’i largohej policisë. Gaçaj, 44 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit në prill të këtij viti bashkë me kreun e klanit Duka, Leonard Dukën. Policia e Shtetit, iu gjeti atyre një pistoletë tip “Glock”, 68 plumba luftarakë dhe një sasi e vogël hashashi, në kompleksin “Halili” në Tiranë. Por Gaçaj, Duka bashkë me 2 persona të tjerë u liruan nga gjykata, duke fituar sërish terren në Tiranë. Ata njihen nga autoritetet shqiptare si një grup kriminal tejet i rrezikshëm që ka fituar shumë terren në Tiranë dhe Durrës.
Por kush është Elvis Gaçaj, i njohur ndryshe edhe si “Gabeli”?
Elvis Gaçaj, njihet nga miqtë e tij si “Gabeli”. 44-vjeçari ka arritur që t’ju shpëtojë tri atentateve, të cilat kanë lenë pas jo pak viktima. Në vitin 2015 ka qenë shënjestra e një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos. Në këtë ngjarje mbetën të vrarë, Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. Nga kjo ngjarje shpëtoi mikesha e vajzës, Eda Gjuri. Në muajin tetor të vitit 2016, togat e zeza, dënuan me burgim të përjetshëm Sael Sulajn, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 35 vite burg.
Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte me lëndë narkotike. Bashkëpunëtori i tij, Vasiel Çavo u dënua me 30 vite burgim dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 20 vite burg. Arsyeja e këtij atentati ishte prishja e pazareve të drogës, pasi sipas tyre Gaçaj iu kishte premtuar të punonin për të dhe të shpërndanin drogë në Tiranën e Re dhe pranë Kompleksit Dinamo.
Por ky s’ishte atentati i parë…. 44-vjeçari iu ka shpëtuar dy atentateve më tritol në vitet 2013-2015, nga të cilat ka arritur të shpëtojë pa lëndime. Gabeli akuzohet se ka kryer një në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008.
Përfshirja në ekzekutimin e Santiago Malkos
Ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko ka si të akuzuar disa persona, përfshirë këtu edhe Elvis Gaçajn. Elvis Gaçaj, Leonard Duka; Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Personi tjetër i përfshirë në këtë vrasje është Blendi Teta, tashmë i arrestuar dhe në burg. Skema e ekzekutimit të ish-policit Santiago Malko u hartua në bodrumin e lokalit të vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka. Siç bëjnë me dije burime nga grupi hetimor për Dosja.al, 9 personat përfshirë edhe Blendi Tetën, ishin në këtë lokal, duke parë mënyrën si do të vritej Santiago Malko.
Atentati sipas burimeve të Dosja.al në prokurorinë e Tiranës, e cila e kishte e para dosjen që tanimë i ka kaluar Krimeve të Rënda, dyshohet se është kryer nga një killer me pagesë nga Vlora, Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe si Doçja.
Bashkë me Elvis Gaçajn, ai akuzohet se ka qëlluar me kallashnikov drejt Malkos, pasi se është kontraktuar nga vëllezërit Erlis dhe Leonard Duka. Nga informacionet operative që policia e Tiranës ka mbledhur lidhur me vrasjen e Santiago Malkos rezulton se klani “Duka”, ose siç njihet ndryshe në Tiranë si “banda e Romëve”, ka kontraktuar Fatmir Hysenin nga Vlora pjesë e “grupit të Çamëve” për të eleminuar fizikisht, Santiago Malkon, ky i fundit shok i biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj. Hyseni dhe Elvis Gaçaj ose “Gabeli”, ky i fundit pjesë e klanit “Duka” dyshohet se janë qitësit me automatik në drejtim të Santiago Malkos, i cili pasi është rrethuar, është qëlluar për vdekje me 9 plumba në trup.
(F.g/dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Elvis Gaçajt, i njohur ndryshe edhe si ‘Gabeli’ i Klanit Duka. Policia njofton se bash...
SHKODËR– Zbulohet shkaku i helmimit të 61 nxënësve në Shkollën e bashkuar “Adem Haxhia” në Postribë.Sipas analizave të bëra nga Drejtoria e Shëndetit Publi...
TIRANË- Minsitira e Drejtësisë ka ngatërruar gjykatat dhe ka dërguar informacionet e dosjes “Babale” tek Gjykat Civile.Sipas procedurës Minisitra duhet të ...
TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore është nxehur keqazi me kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit po fliste në foltore.Teksa Rama po shkëmbente batuta m...
TIRANË- Policia e Shtetit ka prangosur njërin nga anëtarët më të rëndësishëm të klanit Duka, Elvis Gaçaj. Gaçaj, 44 vjeç u arrestua ng...
TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lë në burg, Elton Çarçiun, i cili ra në pranga tre ditë më parë me akuzën e prositucionit. ...
VLORË– Pas dorëheqjes së drejtoreshës Elona Hodajt në Kadastrën e Vlorës, është vendosur pasardhësi i komanduar Taulant Canameti.Mësohet se Canameti do të ...
VLORË- Tre të akuzuarit për vrasjen e Stavri Minos kanë mbërritur sot në gjykatën e Vlorës. Nën masa të rrepta sigurie të prangosur ata kanë dalë para toga...
Tiranë- Sot është zhvilluar një protestë para Gjykatës Administrative në mbrojtje të Kopshtit Botanik. Pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe qindra...
TIRANË- Xhemal Mata, 56-vjeç, është një nga kryefamiljarët në ndihmë ekonomike që tre vjet më parë ka përfituar nga skema e subvencionimit të dekode...