LIVE UPDATES
Bota

Profil i ‘The Economist’/ Kush është Milo Gjukanoviç, lideri më jetëgjatë i Evropës që nuk ngopet me pushtet

26 Gusht 2020, 18:16 Nga DOSJA
Profil i ‘The Economist’/ Kush është Milo

MAL I ZI– Milo Gjukanovic do të jetë një nga kandidatët për kryeministër në Malin e Zi në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 30 gusht. Milo Gjukanovic, është njeriu që drejton shtetin e vogël në kufi me Shqipërinë prej më shumëse dy dekadash. Po ashtu ditën e sotme në mbështetje të tij ka dalë dhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama. Kryeministri  regjistroi një video në zyrën e tij, teksa pas tij shihet portreti i Ismail Qemalit. Ajo që ka bërë përshtypje nga kjo video është fakti që Rama ka folur edhe në gjuhën serbe. Më pas mediat serbe kanë deklaruar se fjalët që ka folur Rama janë motoja me të cilën Gjukanoviç garon në zgjedhje. Por kush është njeriu që drejton me dorë të hekurt Malin e Zi, shtetin me rreth 600 mijë banorë që fitoi pavarësinë nga Serbia disa vite më parë?

Një vit më parë prestgjozja ‘The Economist‘ i ka kushtuar një shkrim, ku flet për suksesin e tij dhe sekretet e mistershme që e kanë mbajtur në pushtet.

Pse Milo Gjukanoviç është lideri më jetëgjatë i Evropës. Rreth 71% e malazezëve e duan liderin e tyre “të fortë dhe të vendosur”

Në vitin 1989, ai ishte një nga udhëheqësit më të rinj të Evropës. Tridhjetë vjet më vonë Milo Gjukanoviç, presidenti i Malit të Zi 57 vjeç, ka qenë në pushtet, si president, kryeministër ose si kryetar i partisë në pushtet, për më gjatë se kushdo tjetër në Evropë. Malazezët duhet të jenë në të 40-at e tyre për të kujtuar politikën para tij. Drejtuesit e tjerë evropianë duan të dinë sekretin e suksesit të tij. Fatkeqësisht, – thotë ai, nuk ka asnjë shpjegim të thjeshtë. Në murin e tij varet një portret i Mbretit Nikolla, i cili u rrëzua pas 58 vitesh në pushtet, në vitin 1918.

Vitin e kaluar, për nëntë javë rjesht mijëra njerëz dolën në rrugët e Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi, për të kërkuar dorëheqjen e Djukanovicit. Megjithatë ai duket i pangopur. Në vitin 2016 një komplot i financuar nga Rusia synoi ta vrasë atë dhe tani rusët po shkaktojnë përsëri telashe, edhe nëse shumë nga demonstruesit nuk e kuptojnë se kush po nxit tensionin politik. S’ka sens, – thot Dejan Mijovic, një politikan i opozitës. “Demokracia në Mal të Zi është një turp, Z. Djukanoviç mban të gjitha levat e pushtetit, dhe tani ai duhet të largohet“, shton më tej ai.

Opozita e copëtuar e Malit të Zi i ka marrë kredon e duhur politike falë akuzave të bëra ndaj Djukanovic, nga një ish-manjat që tani jeton në Londër. Që nga janari Dusko Knezevic, i cili dikur ishte afër Z. Djukanoviç, ka publikuar informacione që ai shpreson se do ta rrëzojë presidentin. Ai përshkruan një model korrupsioni përreth shtetit, madje ka lëshuar një video të vetes duke i dhënë një zyrtari të partisë së Z. Djukanoviç kontribut të paligjshëm të fushatës. Ajo shkelje është dënuar, thotë presidenti; por gjithçka tjetër që thotë Z. Knezevic është një gënjeshtër që vjen nga një i arratisur nga drejtësia (ai akuzohet për pastrim parash). Z. Knezevic pranon se ai shkeli ligjin për kontributet në fushatë, por thotë se kjo ishte mënyra e vetme për të bërë biznes në një vend ku gjithçka kontrollohet nga një grup i drejtuar nga Z. Djukanovic.

Sido qe të shkojë çështja Knezevic dhe demonstratat e opozitës, mbijetesa politike e Z. Djukanoviç është e jashtëzakonshme. Në vitin 1989 ai ishte i besuari dhe i mbrojturi i Slobodan Milosevic, udhëheqësi i atëhershëm serb. Por ndërsa z. Millosheviç u përball me humbje në luftën kundër Kosovës, Z. Djukanoviç ishte përqendruar drejt promovimit të pavarësisë së Malit të Zi, e humbur në 1918 kur u krijua Jugosllavia. Ai e arriti këtë në vitin 2006 dhe megjithatë arriti ta ruajë Malin e Zi (një gjë e rrallë në Ballkan) – si një shtet multietnik. Ai thotë se vazhdon të përpiqet që të heqë dorë nga pushteti, porse gjithmonë ka një synim tjetër për të realizuar. Në 2017 Mali i Zi u anëtarësua në NATO.

Asnjë qeveri nuk ia ka kaluar pushtetin vullnetarisht një force tjetër politike. Nga frika e ndërhyrjes ruse, liderët perëndimorë nuk i është dashur të bindin Djukanovicin ta lëshojë pushtetin. Midis 1696 dhe 1918 Mali i Zi kishte shtatë liderë që sunduan për një mesatare prej 32 vjetësh. Një sekret i suksesit të tyre ishte balancimi i interesave të klaneve konkurruese. I pyetur nëse udheheqja e Malit të Zi sot është dicka e ngjashme, Z. Djukanoviç thotë se po, duke shtuar shpejt se, ndryshe nga sundimtarët para-modernë, ai u zgjodh me votë. Një sondazh i fundit zbuloi se 71% e malazezëve e duan udhëheqësin e tyre “të fortë dhe të vendosur”.

Një sekret i suksesit të tij është klientelizmi. Një zyrtar pretendoi përsëri në 2012 në një që u publikua në media se çdo punë e sektorit publik siguron katër vota për partinë në pushtet. Megjithatë, demonstratat e fundit tregojnë se shumë njerëz nuk e durojnë më Z. Djukanovic. Vitet e fundit, thotë Daliborka Uljarevic, analist, ka pasur një ndryshim të atmosferës. Kushdo që guxon të kritikojë qeverinë rrezikon të etiketohet “armik i shtetit” nga media pro-qeveritare, siç ka qenë dhe rasti i saj.

Atmosfera politike është e rëndë dhe partia në pushtet dhe aleatët e saj kontrollojnë vetëm 42 nga 81 vendet e parlamentit. Manjatë nga Azerbajxhani, Rusia, Malajzia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë blerë prona dhe kanë krijuar resorte luksoze bregdetare; por shumë njerëz mendojnë se, ndërsa luftojnë për pagat e ulëta dhe shërbimet e dobëta publike, një grup i vogël rreth Z. Djukanovic është pasuruar. Somerset Maugham dikur e quajti Rivierën Franceze “një vend me diell për njerëzit e dyshimtë”. Dikush mund të thotë shumë të njëjtën gjë për Malin e Zi.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mali i zi milo gjukanovi mali i zi milo gjukanovi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni