Bota

Profesori njohur amerikan flet për Covid-19: SHBA-në mund ta presë një situatë më e rëndë se Ditës së Falenderimeve

Në një intervistë për CNN, ai ka thënë se Amerikën do e presin situata më të vështira dhe do të infektohen më shumë persona se në Ditën e Falenderimeve.
Featured image of article: Profesori njohur amerikan flet për Covid-19: SHBA-në mund ta presë një situatë më e rëndë se Ditës së Falenderimeve Erin Bromage

SHBA- Profesori i njohur amerikan, Erin Bromage ka folur për situatën e Covid-19 në SHBA. Në një intervistë për CNN, ai ka thënë se Amerikën do e presin situata më të vështira dhe do të infektohen më shumë persona se në Ditën e Falenderimeve. Më tej ai tha se rreziku i infektimit me ardhjen e festave në SHBA është shumë i lartë. Në fund ai u bëri thirrje popullsisë që të mos të festojnë në “mënyrë të çmendur”.

“Duhet të qëndroni vetëm më rrethin e ngushtë familjar apo me një grup njerëzish me të cilët keni qenë në kontakt për 10 ditët e fundit. Mund të na presë një situatë më e rëndë se ajo e Ditës së Falenderimeve, shumë më e rëndë. Dhe, tani rreziku është akoma më i lartë. Mund t’ia keni hedhur gjatë Ditës së Falenderimeve, pasi ndoshta nuk u infektua asnjë prej familjes suaj. Nëse e bëni serish, shanset janë që ta sillni virusin në shtëpi,” tha ai.


Që nga fillimi i pandemisë deri tani në SHBA janë regjistruar 16,080,812 persona me Covid-19, ndërsa 300,363 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment