Showbiz

Profesori i ‘La Casa de Papel’ i jep lamtumirën serialit në mënyrën më prekëse të mundshme

VIDEO
Seriali 'La casa del papel' ka thyer çdo rekord shikueshmërie duke u kthyer një nga serialët më të dashur për publikun. Një nga aktorët kryesor, Alvaro Morte që luante rolin e profeorit i jep lamtumirën serialit me anë të një video nga sheshxhirimi.
Featured image of article: Profesori i ‘La Casa de Papel’ i jep lamtumirën serialit në mënyrën më prekëse të mundshme Alvaro Morte

SPANJË– Profesori i ‘La casa del papel’, Alvaro Morte ka ndarë një video me ndjekësit ku ka treguar se sapo është larguar pas përfundimit të xhirimeve për përmbylljen e historisë që u kthye në sukses të ekranizuar.

Seriali që theu çdo rekord shikueshmërie do të kthehet për sezonin e pestë por për fat të keq edhe të fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Duke u larguar nga seti i ‘La Casa de Papel’ për herë të fundit. Fjalët janë të pakuptimta. I jam mirënjohës fansave (të parëve), skuadrës së punës dhe Netflix. Dhe ty i dashur Profesor. Do më mungojë argëtimi me ty. Faleminderit”,- ka shkruar Alvaro, i njohur për rolin protagonist të profesorit që udhëhiqte skuadrën e hajdutëve.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment