Blog

Profesor De Donno, njeriu që mund të sjellë boën në normalitet!

Gjate tre diteve mbi Prof. De Donno u zhvillua nje sulm i panprincipte. Ai u kercenua me vdekje.
Featured image of article: Profesor De Donno, njeriu që mund të sjellë boën në normalitet! De Donno, mjek

TIRANË- Nje moment i shkelqyer i demokracise dhe solidaritetit kur pacientet e sheruar, ndihmojme te sherohen ata, qe jane ende te te semure”, keshtu iu drejtua sot qytetareve italiane Prof. De Donno, mjeku i cili aplikoi ne sherimin e te semureve me COVID-19, plazmen e pacienteve, qe ishin sheruar nga ky virus i çuditshem!!!

Rezultatet e tij ishin te mrekullueshme! Kostoja e sherimit te nje te semuri shkon ne vetem 82 euro, nga mijera euro te shpenzuara, ne shume raste pa sukses, tek te semuret rende! Menjehere kunder tij u hodhen te gjithe ata, qe nuk duan qe kjo semundje te sherohet kaq thjeshte! Gjate tre diteve mbi Prof. De Donno u zhvillua nje sulm i panprincipte. Ai u kercenua me vdekje. E shane! E ofenduan! E bullizuan pa fund! Industria farmaceutike, “dashnoret” e vaksines, diktatoret e rinj te lindur nga Corona, te cilet nuk dine asgje tjeter veç te mbajne pushtetin me çdo kusht, u hodhen ne nje sulm te paprincipte ndaj nje sherbetori te Zotit dhe njerezimit.

Prof. De Donno mund te jete njeriu, qe “rishpiku” Vezen e Kolombit.De Donno me ngjan here me Galileun dhe here me Xhordano Brunon! Sulmuesit dhe kercenuesit e tij jane te njejtat falanga leftisto-globaliste, qe sulmojne çdo njeri qe nuk mendon dhe nuk i nenshtrohet agjendes se tyre, ne emer te demokracise, shkences dhe civilizimit, Keta bolshevike dhe terroriste, te kamufluar ne petkun e progresistit, sulmojne çdo kend, qe eshte i ndryshem dhe nuk mendon si ata. Shembujt ne SHBA, Evrope dhe vete ne Shqiperine tone jane te qarta si drita e diellit. Duke zoteruar mediat tradicionale, televizione dhe shtypin e shkruar, duke perdorur fuqine financiare, ata anatmojne çdo njeri, qe shkaterron endrrat e tyre te sundimit global! Nen kete sulm u gjend edhe Prof. De Donno! Me poshte keni fjalen e tij te plote ne shqip drejtuar bashkekbasve te tij! Nje fjale qe te frymezon, te meson, te kulturon!

Te dashur miq, në ditët e kaluara presioni mediatik dhe ai popullor ka qënë i shumtë kundrejtë punës time, aq sa nuk e kam patur të lehtë zhvillimin e profesionit tim dhe veçanërisht testimin e protokollit të dakortesuar me kolegët e San Matteo ne Pavia. Kjo është arsyeja per te cilen vendosa të mbyllja të gjithë llogaritë e mija ne rrjetet sociale si Twitter, instagram dhe facebook, ku u detyrova të mbyllja profilin tim personal dhe atë istitucional. Këtë gjë e bera për të dërguar një mesazh qetësie dhe sigurie. Nëse kam folur publikisht e kam bërë vetëm për të dhënë informacione, por kam vënë re që ky informacion është përdorur nga disa si një mjet për të luftuar me ata që e mendojnë ndryshe. Ndërhyrjet e mia në mediat masive kanë patur qëllimin e informimit dhe janë animuar nga një krahasim profesional me kolegët mbi një protokoll i cili objektivisht ka dhënë rezultate te kenaqshme dhe inkurajuese, i cili meriton të jetë subjekt i studimeve të mëtejshme shkencore. Këtë protokoll na e kanë zili të gjithë, shumë shtete europiane e kanë marrë si shembull, po ashtu edhe amerikanët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë ju falenderoj që më keni qëndruar pranë dhe po ashtu ju falenderoj për vëmëndjen tuaj, por në këto momente nuk jam i disponueshëm për debate ne TV apo për përleshje mediatike me këtë apo atë koleg. Ne të gjithë jemi mjekë dhe punojmë për të njëjtën kauzë, që është luftimi i CORONAVIRUS, një virus i cili është shkaku i kësaj pandemie të tu merrshme, që ka shkaktuar shumë të vdekur në vendin tonë dhe në të gjithë botën.
Pavarësisht nga ajo që mendojnë disa, une nuk kam përdorur kurrë këto vdekje për t’i bërë reklamë vetes, ky është një spekulim që nuk da ta pranojë kurrë. Ne nuk jemi ne nje garë me njeri tjetrin. ASST Mantova ka deklaruar që të hënën se një reviste shkencore do analizoje punën tonë dhe rezultatet që kemi patur. Kjo analizë do të na thotë nëse puna jonë ja vlen te publikohet në revistat e rëndësishme. Deri atehere do perpiqem te mbaj nje profil te ulet dhe nderkohe do pres te me vijne keto rezultate te rendesishme te cilat nuk jane vete personale, por kane te bejne me te gjithe komunitetin tone, komunitetin italian dhe atë të të gjithë botës. Shumë vende na kane marre per shembull. Shume spitale kane marre si shembull, spitalin tone ne Mantova! Ne Pavia. Crema, Cremona, Milano, Toscana, Valle d’Aosta, Piemonte, Puglia dhe Calabria kane filluar protokollin per perdorimin e plazmes. Po ndodh ajo qe une dhe te gjithe ne shpresonim, një ngritje e qendrave qe provojne plazmen hiperimune të pacientëve sheruar. Ky është një moment demokracie dhe solidariteti, nje moment ku pacientet e sheruar ndihmojnë ata që janë akoma të sëmurë.

Une ju falenderoj te gjithëve! Falenderoj dhe institucionet, qe na kane qendruar prane, ne vecanti presidentin Mattarella! Gjithashtu falenderoj Papen dhe peshkopet e tij dhe mbi te gjitha peshkopin tim, qe ka thene fjale te mrekullueshme per mua dhe reflektime, qe me ndryshuan jeten. Falenderoj prifterinjte e mi te famullise Dom Cristian dhe ne veçanti priftin tim te dashur Dom Sandro i cili edhe pse nga larg nuk humbet asnjehere mundesine per te manifestuar dashurine, qe ndjen per mua. Falenderoj NAS ( repart i veçante i Karabinierise) sepse dhe ata kane treguar seriozitetin e tyre dhe kane treguar nepermjet punes se sa e rendesishme dhe serioze eshte puna e eksperimentimit qe kemi zhvilluar se bashku me koleget nga Pavia.

Falenderoj te gjithe ata gazetare, te cilet jane impenjuar qe e verteta te dilte ne pah. Falenderoj te gjithe ju, qe ne keto dite te veshtira me keni qendruar prane duke hapur profile te tjera ne Facebook, por ju keshilloj te keni kujdes sepse deshiroj qe keto profile te perdoren per te treguar dashuri dhe afersi kundrejte te gjithe atyre qe kane nevoje, nuk duhet t’i perdorim per gjera te tjera, te cilat nuk bejne pjese ne qellimet e mia!

Shto Koment