Bota

Prodhuesit e naftës arrijnë marrëveshjen për të ulur prodhimin, OPEC: Çdo ditë 10 milion fuçi më pak

Nga takimi u vendos unanimisht shkurtimi në 10 milion fuçi në ditë ose 10% të furnizimeve globale. 5 milion fuçi të tjera pritet të ndërpriten nga vendet e tjera.
Featured image of article: Prodhuesit e naftës arrijnë marrëveshjen për të ulur prodhimin, OPEC: Çdo ditë 10 milion fuçi më pak Foto ilustruese

Kriza e koronavirusit ka shkaktuar shumë dëme në ekonominë globale, përfshirë këtu edhe tregjet naftës. Ndërkohë prodhuesit dhe aleatët e OPEC kanë bërë një marrëveshje për uljen e prodhimin të naftës, pasi koronavirusi ka bërë që të reduktohet ndjeshëm kërkesa për naftë.

Sipas mediave të huaja mësohet se grupi do të shkurtojë prodhimin e naftës në muajin maj dhe qershor me 10 milion fuçi për të ndihmuar në rritjen e çmimeve. E më pas shkurtimet do të lehtësohen gradualisht sërish në gjashtë milion fuçi mes janarit 2021 deri në prill të vitit 2022.

“OPEC +”  i përbërë nga prodhuesit dhe aleatët e OPEC-ut përfshirë edhe qeverinë ruse kanë arritur në këtë vendim pas takimeve të zhvilluara ditën e djeshme përmes një video-konference.

Prandaj nga ky takim u vendos unanimisht shkurtimi në 10 milion fuçi në ditë ose 10% të furnizimeve globale. 5 milion fuçi të tjera pritet të ndërpriten nga vendet e tjera.

Ndërkohë çmimet e naftës u ulën në mars pasi vendet e OPEC + nuk arritën të bien dakord për shkurtimet. Pas mbledhjes së marsit, Arabia Saudite dhe Rusia u përpoqën të rritin prodhimin në mënyrë që të ruanin pjesën e tregut mes rënies së kërkesës globale. Një javë më parë çmimet u rritën me 20% pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai priste që Arabia Saudite dhe Rusia t’i jepnin fund mosmarrveshjes mes tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por për që marrëveshja të vihet në zbatim duhet që të marrë edhe konfirmimin e Meksikës.

Burimi: cnbc

A.C/Dosja.al 

Shto Koment