LIVE UPDATES
Ekonomi

Prodhuesit e miellit i shpëtuan gjobës, çfarë ndodhi në mbledhjen e Autoritetit të Konkurrencës (PRAPASKENAT)

1 Tetor 2021, 05:18 Nga DOSJA
Prodhuesit e miellit i shpëtuan gjobës, çfarë ndodhi

Ditën e mërkurë, Komisioni i Konkurrencës vendosi me shumicë të thjeshtë votash të mos ndërmarrë sanksione ndaj katër kompanive në tregun e importit të grurit dhe importit, prodhimit e tregtimit të miellit. Indrit Reka, Drejtor i Kabinetit të Kryetares së Komisionit të Konkurrencës shpjegon për “Monitor” se grupi i inspektimit dhe Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës i patën propozuar Komisionit vendosjen e gjobave ndaj katër ndërmarrjeve që veprojnë në këtë këto tregje, në shuma që varionin nga 3% deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës. Në total, gjobat e propozuara preknin një shifër prej më shumë se 500 milionë lekësh ose rreth 4.1 milionë euro. Neni 74 i ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës” klasifikon si shkelje të rënda marrëveshjet e ndaluara dhe abuzimin me pozitën dominuese. Për këto shkelje, firmat mund të ndëshkohen me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore.

Në përfundim të monitorimit të tregut, inspektorët arritën në konkluzionin se kompanitë Agro Blend, Bloja, Miell Tirana dhe Atlas Mills nuk kanë respektuar detyrimet e vendosura në vendimin e muajit korrik 2020. Vendimi ngarkonte firmat me detyrimet e parashikuara në nenin 4 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, që përkufizon sjelljet e klasifikuara si marrëveshje të ndaluara. Më konkretisht, kompanitë nuk duhet të caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; nuk duhet të kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet dhe të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit.

Hetimi i thelluar në këtë treg u mbyll me vendimin e datës 30.07.2020, me konstatimin e sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje kanë bashkërenduar sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal. Z.Reka nënvizon se vendimi në fjalë nuk u ankimua nga kompanitë objekt hetimi, as në rrugë administrative pranë Autoritetit të Konkurrencës dhe as në rrugë gjyqësore.

Megjithë konstatimin e sjelljes së bashkërenduar, Komisioni vitin e kaluar nuk ndërmori sanksione dhe u mjaftua me vendosjen e detyrimeve dhe me mbajtjen e tregut në monitorim për një vit. Mbyllja e fazës së monitorimit këtë vit përkoi me rritjen e çmimit të bukës nga disa prej prodhuesve. Një nga shkaqet e përmendura prej tyre është rritja e çmimit të miellit, çka shkaktoi një ndjeshmëri të shtuar të publikut për këtë çështje. Z.Reka thotë se raporti i monitorimit i dorëzuar nga Sekretariati u miratua unanimisht dhe pa vërejtje nga anëtarët e Komisionit të Konkurrencës. Megjithatë, në mbledhjen e të mërkurës shumica e tyre ishin të mendimit se raporti nuk provonte ekzistencën e shkeljeve të rënda të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës” dhe votuan kundër ndëshkimit me gjobë. Në favor të propozimit votuan vetëm kryetarja e Komisionit të Konkurrencës, Juliana Latifi dhe anëtari, Eduart Ypi.

Marrë nga Monitor

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi indrit reka rritja e cmimit te bukes indrit reka rritja e cmimit te bukes

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Shtator 2021, 05:34

Bankat janë OK me stres testet në skenarin bazë

Kapitalizimi i sektorit bankar i ka kaluar me sukses provat e radhës së rezistencës të ushtruara nga Banka e Shqipërisë në skenarin bazë.Megjithatë, provat treg...

Ekonomi 29 Shtator 2021, 13:41

Përveç problematikës së mësimit me turne dhe orëve të shkurtuara, kryesisht në shkollat e kryeqytetit, prindërit e nxënësve të klasës 4-c në shkollën kon...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën